Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 23 NGA 364

Zanafilla 12:2

Unë prej teje do të bëj një komb të madh, do të të bekoj dhe do ta bëj të madh emrin tënd, dhe ti do të jesh një bekim.

Perëndia i premton Abramit një gjë.

Perëndia gjithashtu i tha diçka tjetër Abramit: “Unë do të bëj prej teje një komb të madh.” Kjo do të thotë që Abrami dhe gruaja e tij Sarai do të kishin shumë fëmijë dhe nipër e mbesa. Do të ishin aq shumë sa që do të bëheshin një komb i madh. Por … Abrami ishte 75 vjeç dhe Sarai ishte gjithashtu plakë. Ata nuk kishin fëmijë. A ishte vallë kjo gjë ende e mundur? Abrami besonte se po, sepse Perëndia ia kishte premtuar. Dhe atë që Zoti premton, Ai do ta bëjë! Perëndia gjithashtu tha: “Unë do të të bekoj.” Kjo do të thoshte që Perëndia do të kujdesej shumë për Abramin dhe fëmijët e tij. Të gjithë njerëzit do të ishin në gjendje të shihnin që Perëndia do të kujdesej për Abramin.

Shkrimet e Shenjta

Dita 22Dita 24

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al