Le të lexojmë BiblënShembull
Zanafilla 6:6, 8
Dhe ZOTI u pendua që e kishte krijuar njeriun mbi tokë dhe u brengos për këtë në zemrën e vet.
Por Noeu gjeti hir në sytë e ZOTIT.
Perëndia i zemëruar
Perëndia jeton në qiell, por Ai i hedh sytë drejt tokës. Ai sheh gjithçka. Të gjithë njerëzit, të gjitha kafshët, gjithçka që ndodh. Adami dhe Eva patën fëmijë. Dhe ata fëmijë patën gjithashtu më vonë fëmijët e tyre. Adami dhe Eva vdiqën kur ishin të vjetër në moshë. Në atë kohë kishte shumë njerëz në tokë, dhe të gjithë ata nuk e dëgjonin Perëndinë. Ai u zemërua me ta dhe tha: “Unë do t’i dënoj ata. Unë nuk dua ta shoh më mosbindjen e tyre.” Të gjithë? Jo, sepse ishte një person që ende e donte Perëndinë. Emri i tij ishte Noe.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al