Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 19 NGA 364

Zanafilla 8:13

Në vitin e gjashtëqindenjëtë të Noeut, në muajin e parë, në ditën e parë të muajit, ujërat ishin tharë mbi tokë; dhe Noeu e zbuloi arkën, vështroi dhe ja që sipërfaqja e tokës ishte e thatë.

Toka është përsëri e thatë.

Noeu ishte brenda në arkë për një kohë shumë të gjatë tashmë! Po kështu dhe kafshët. Ata nuk e kishin parë barin e gjelbër dhe qiellin blu për një kohë të gjatë. Perëndia e vuri re këtë. Ai e ndaloi shiun. Arka ndaloi mbi një mal. Por uji ende ishte shumë lart. Pastaj Noeu hapi një dritare të vogël dhe lëshoi një korb. Shpejt pas kësaj ai dërgoi një pëllumb, i cili u kthye pas dy herë. Por herën e tretë nuk u kthye. Ai kishte gjetur një vend për të ndërtuar fole. Toka ishte e thatë! Kështu Noeu hapi arkën dhe të gjithë njerëzit dhe kafshët dolën jashtë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 18Dita 20

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al