Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 21 NGA 364

Zanafilla 9:13

Unë e vendos ylberin tim në një re dhe do të shërbejë si shenjë për besëlidhjen e përfunduar midis meje dhe tokës.

Ylberi

Çfarë sheh kur bie shi ndërsa dielli po shkëlqen? Ylberin! Perëndia e ka krijuar atë. E di pse? Perëndia i tha Noeut: "Unë po bëj një besëlidhje, një marrëveshje, me ty. Unë të premtoj se nuk do të bëj që të bjerë më kurrë aq shumë shi në tokë. Toka nuk do të mbulohet kurrë më e gjitha me ujë. Dhe për të ta treguar këtë, unë do të bëj ylberin. Unë e vendos harkun tim në re; do të jetë një shenjë e besëlidhjes midis Meje dhe tokës.” Perëndia vazhdon ta bëjë këtë. Kur të shohësh ylberin kujto se Perëndia do të bëjë atë që ka premtuar.

Mendo rreth kësaj...

A e sheh sa keq është nëse nuk e dëgjon Perëndinë dhe nuk beson në ato që Ai thotë? Noeu i besoi Perëndisë dhe gjithashtu iu bind. Ai e donte Zotin. Zoti i kishte dhënë besim; falas. Ne e quajmë atë hir. Kërkoji Perëndisë edhe hirin e Tij. Ai mund të ta japë atë. Atëherë do të jesh i sigurt, përgjithmonë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 20Dita 22

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al