Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 20 NGA 364

Zanafilla 8:20

Atëherë Noeu ndërtoi një altar për ZOTIN, mori nga çdo lloj kafshe dhe zogu të pastër dhe ofroi holokauste mbi altar.

Noeu falënderon Perëndinë.

Dera e arkës u hap. Kafshët dolën nga arka. Ata duhet të gjenin ndonjë vend për të jetuar. Noeu në fillim bëri diçka tjetër. Ai dëshironte ta falënderonte Perëndinë sepse e mbrojti atë dhe familjen e tij. Kjo ishte arsyeja pse Noeu grumbulloi gurë të mëdhenj njëri mbi tjetrin. Pastaj ai vendosi degë mbi to. Ai mori disa zogj dhe kafshë, nga të cilat kishte më shumë se dy çifte. Ai i preu dhe i vendosi mbi drurët. Ato ishin për Perëndinë. Noeu ndezi zjarrin. Perëndia e nuhati erën e flijimit. Ai pa zemrën e Noeut. Ai e di që Noeu e do Atë dhe dëshiron ta falënderojë. Perëndia e pranoi! A e falënderon ti gjithashtu Perëndinë për gjërat që Ai të jep?

Shkrimet e Shenjta

Dita 19Dita 21

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al