Le të lexojmë BiblënShembull
Zanafilla 7:17
Dhe përmbytja ra mbi tokë për dyzet ditë me radhë; dhe ujërat u rritën dhe e ngritën arkën lart mbi tokë.
Shi për dyzet ditë
Ne vozitim në rrugë, por lundrojmë mbi ujë. Noeu ishte duke qëndruar ulur në arkë, por nuk kishte ujë, derisa… Perëndia bëri që të binte një shi i rrëmbyeshëm. Uji ishte mbi të gjithë tokën. Dhe u ngrit gjithnjë e më lart. Arka filloi të lundronte. Shiu vazhdoi të binte për dyzet ditë e dyzet net! Uji arriti më lart se pemët, shtëpitë, madje më lart edhe se malet. Po njerëzit në tokë? Ata u mbytën sepse nuk donin të hynin në arkë. Për ta ishte tepër vonë. Sa trishtim nëse ti nuk do që ta dëgjosh Perëndinë. Noeu me familjen e tij ishin të sigurt në arkë, gjithashtu dhe kafshët ishin të sigurta.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al