Le të lexojmë BiblënShembull
Zanafilla 7:2
Nga çdo lloj kafshe të pastër merr shtatë çifte, meshkuj e femra, si dhe nga kafshët jo të pastra një çift, mashkull dhe femër;
Noeu i merr kafshët në arkë.
Noeu ishte duke qëndruar te dera e arkës. Shumë kafshë po vinin aty. Dy nga çdo lloj kafshe, një mashkull dhe një femër, dhe për disa nga kafshët më shumë se dy. Ata erdhën e u futën në arkë. Zoti i solli ata aty. Noeu bëri stalla për të gjitha kafshët. Aty kishte edhe ushqim. Kur të gjitha kafshët u gjendën në arkë, gjithashtu edhe Noeu, gruaja dhe fëmijët e tij, atëherë Perëndia Vetë e mbylli derën. Sa trishtuese ishte për njerëzit që nuk donin ta dëgjonin Perëndinë! Noeu, gruaja dhe fëmijët e tij u lejuan të hyjnë në arkë. Në këtë mënyrë Perëndia u kujdes për Noeun dhe për kafshët.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al