Le të lexojmë BiblënShembull
Zanafilla 3:23
Prandaj ZOTI Perëndi e dëboi njeriun nga kopshti i Edenit, që të punonte tokën nga e cila kishte dalë.
Jashtë parajsës
Adami dhe Eva duhet të largoheshin, duke lënë kështu kopshtin e bukur të Edenit. “Ju nuk mund të jetoni më këtu”, u tha Perëndia. “Tani duhet të punoni tokën.” Në hyrje të kopshtit qëndronte një engjëll me shpatë në dorë. Askush nuk mund të hynte në të. Perëndia Vetë bëri rroba për Adamin dhe Evën në mënyrë që ata të mos kishin më turp. Në këtë mënyrë Perëndia u kujdes për ta. A e di se Perëndia kujdeset edhe për ty?
Mendo rreth kësaj...
Në parajsë kurrë nuk ka patur pikëllim, dhimbje ose uri. Si Adami, ashtu dhe Eva nuk bënë asnjë mëkat. Gjithçka ishte e përsosur. Derisa… Eva e para dhe pastaj Adami, i vunë veshin djallin. Kjo ishte shumë keq, sepse ata nuk i ishin bindur Perëndisë dhe ky është një mëkat i madh. Ata duhej të largoheshin nga parajsa.
Meqenëse ne jemi pasardhës të Adamit dhe Evës, zemrat tona janë gjithashtu përplot mëkat. Është për të ardhur keq që nuk e kuptojmë këtë. Si mund të rregullohen gjërat mes nesh dhe Perëndisë?
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al