Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Le të lexojmë BiblënShembull

Le të lexojmë Biblën

DITA 13 NGA 364

Zanafilla 3:16-19

Gruas i tha: «Unë do të shtoj në masë të madhe vuajtjet e tua dhe barrët e tua; me vuajtje do të lindësh fëmijë; dëshirat e tua do të drejtohen ndaj burrit tënd dhe ai do të sundojë mbi ty».

Pastaj i tha Adamit: «Meqenëse dëgjove zërin e gruas sate dhe hëngre nga pema për të cilën të kisha urdhëruar duke thënë: “Mos ha prej saj”, toka do të jetë e mallkuar për shkakun tënd, ti do të hash frytin e saj me mund tërë ditët e jetës sate.

Ajo do të prodhojë gjemba dhe bimë gjembore dhe ti do të hash barin e fushave;

do të hash bukën me djersën e ballit, derisa të rikthehesh në dhé, sepse nga ai ke dalë; sepse ti je pluhur dhe në pluhur do të rikthehesh».

Pasojat e mëkatit

Pas një dite të vështirë në shkollë, ndoshta shpesh herë ndihesh i lodhur. Adamit dhe Evës nuk iu desh kurrë të punonin. Ata kurrë nuk u lodhën. Por pastaj ndodhi rënia në mëkat: ata nuk iu bindën Perëndisë dhe hëngrën nga ajo pemë. “Tani do të të duhet të punosh shumë për të nxjerrë bukën e gojës”, i tha Perëndia Adamit, ndërsa Evës i tha: “do të kesh dhimbje dhe trishtim. Dhe të gjithë njerëzit do të duhet të vdesin një ditë.” Në fillim nuk kishte dhimbje, vdekje dhe trishtim në tokë. Tani ka. Kjo ndodhi sepse njeriu nuk iu bind Perëndisë. Kjo është shumë e rëndë, por ky dënim është i merituar.

Shkrimet e Shenjta

Dita 12Dita 14

Rreth këtij plani

Le të lexojmë Biblën

Për çfarë flet Bibla? A ke dëgjuar për Biblën? Bibla është libri më i rëndësishëm që ekziston. Bibla është Fjala e Perëndisë. Ka shumë rëndësi të dish se çfarë dëshiron të të thotë Perëndia! Bibla ka shumë për të të thënë! Ky lexim i përditshëm do të të ndihmojë ta lexosh Biblën çdo ditë.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al