Kur njeriu filloi të shumohet mbi faqen e tokës e i lindën bija, bijtë e Perëndisë panë se bijat e njeriut ishin të bukura dhe morën për gra ato që zgjodhën. ZOTI tha: «Shpirti im nuk do të qëndrojë me njeriun përgjithmonë, sepse ai është mish dhe ditët e jetës së tij do të jenë njëqind e njëzet vjet». Në ato kohë nefilimët jetonin në tokë, po ashtu edhe më vonë kur bijtë e Perëndisë morën për gra bijat e njeriut dhe ato u lindën fëmijë. Këta ishin kreshnikët e lashtësisë, njerëz me emër. ZOTI pa se ligësia e njeriut mbi tokë ishte e madhe dhe, tërë kohën, mendimet e zemrës së tij nuk synonin gjë tjetër veçse të keqen. ZOTIT i erdhi keq që kishte bërë njeriun mbi tokë dhe u pikëllua në zemër. ZOTI tha: «Do ta shuaj nga faqja e dheut njeriun që krijova, njeriun bashkë me bagëtitë, zvarranikët e shpendët e qiellit, se u pendova që i krijova». Por Noeu gjeti hir para ZOTIT.
Lexo Zanafilla 6
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zanafilla 6:1-8
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video