Virusi Korona Dhe KrishtiShembull
Lutje përmbyllëse
Atë,
Në momentet tona më të mira, me hirin tënd, nuk jemi duke fjetur në Gjetsemane. Jemi zgjuar duke dëgjuar lutjen e Birit tënd. Ai e di, në thellësinë e shpirtit të Tij që duhet të vuajë. Por në njerëzimin e Tij të përsosur, Ai përgjërohet: “Nëse është e mundur, largoje këtë kupë prej meje.”
Në të njëjtën mënyrë, ne ndiejmë thellë në shpirtin tonë që kjo pandemi është caktuar, në urtësinë tënde, për qëllime të mira dhe të nevojshme. Edhe ne duhet të vuajmë. Biri yt ishte i pafajshëm. Ne nuk jemi.
Megjithatë, bashkë me Të, në njerëzimin tonë aspak të përsosur, ne përgjërohemi: “Nëse është e mundur, largoje këtë kupë.” Bëje shpejt, o Zot, punën tënde të dhimbshme, të drejtë dhe të mëshirshme që ke vendosur të bësh. Mos e zgjat gjykimin. Mos e vono dhembshurinë tënde. Kujto të varfrit, o Zot, sipas mëshirës tënde. Mos e harro klithmën e të pikëlluarve. Jep rimëkëmbje. Jep një kurë.
Na çliro – ne, krijesat e tua të ngrata dhe të pafuqishme - nga këto pikëllime, të lutemi.
O Zot, mos e ço dëm mjerimin dhe vajtimin tonë. Pastroje popullin tënd nga shqetësimet e kota të materializmit shterp dhe argëtimit pa Krishtin. Çmagjepse gojën tonë nga shija e karremit të Satanit. Shkuli rrënjët dhe mbetjet e krenarisë, urrejtjes dhe udhëve të padrejta në ne. Na jep aftësinë për t’u neveritur prej përçmimit, që i kemi bërë lavdisë tënde.
Na i hap sytë e zemrës për të parë dhe shijuar bukurinë e Krishtit. Përkuli zemrat tona ndaj fjalës tënde, ndaj Birit tënd dhe ndaj udhëve të tua. Na mbush me kurajë të dhembshur. Jepi famë emrit Tënd në mënyrën si populli yt shërben.
Shtrije dorën për një rizgjim të madh, për hir të kësaj bote që po humbet. Le të mos shqiptohen fjalët e tmerrshme të Zbulesës mbi këtë brez: “Por nuk u penduan.” Ashtu si ke goditur trupat, goditi tani shpirtrat e përgjumur. Mos lejo që të qëndrojnë të përgjumur në errësirën e krenarisë dhe mosbesimit.
Në mëshirën tënde të madhe, thuaju këtyre kockave: “Jetoni!” Silli zemrat dhe jetët e miliona njerëzve në përputhje me vlerën e pafundme të Jezusit.
Në emrin e Jezusit, Amen.
Ky përkushtim u përshtat nga përmbyllja e librit “Virusi Korona dhe Krishti”, nga John Piper (shkarkojehere)
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Kjo është një kohë, kur ndihet brishtësia e kësaj bote. Ato themele që dukeshin si të palëkundshme, po tronditen. Pyetja që duhet të bëjmë është kjo: A janë vendosur këmbët tona mbi një Shkëmb? Mbi një Shkëmb që nuk mund të lëkundet kurrë?
More
Ne dëshirojmë të falënderojmë Qendrën IGNIS në Shqipëri për përgatitjen e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi të
vizitoni: https://dritez.al/virusi-korona-dhe-krishti/