Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Virusi Korona Dhe KrishtiShembull

Virusi Korona Dhe Krishti

DITA 10 NGA 12

Krijon vepra të mira në mes të rrezikut 

Jezusi i mësoi ndjekësit e Tij: “Ashtu le të shndritë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiej’’ (Mateu 5:16). Ajo që shpesh nuk vihet re është që të ishe kripa e tokës dhe drita e botës, do të thoshte të ishe edhe më i kripur edhe më i shndritshëm, për shkak se veprat e mira duheshin bërë edhe në mes të vuajtjes. Jezusi sapo kishte thënë: 

“Lum ju kur do t’ju shajnë dhe do t’ju përndjekin dhe, duke gënjyer, do të thonë të gjitha të zezat kundër jush, për shkakun tim. Gëzohuni dhe ngazëllohuni, sepse shpërblimi juaj është i madh në qiej” (Mateu 5:11-12)

 Pastaj, pa ndaluar, Ai thotë: “Ju jeni kripa e tokës... ju jeni drita e botës” (Mateu 5:13-16).

Nuk janë thjesht veprat e mira që i japin krishterimit shijen dhe ndriçimin. Janë veprat e mira pavarësisht rrezikut. Shumë jo të krishterë bëjnë vepra të mira. Por rrallëherë njerëzit i japin lavdi Perëndisë për shkak të tyre. Synimi përfundimtar i Perëndisë për popullin e Tij është që të përlëvdojmë madhështinë e Tij dhe të madhërojmë vlerën e Birit të Tij, Jezu Krishtit. 

“Pra, nëse hani, nëse pini, nëse bëni ndonjë gjë tjetër, të gjitha t’i bëni për lavdinë e Perëndisë” (1 e Korintasve 10:31) “Sipas të priturit tim me padurim dhe me shpresë, se... Krishti do të madhërohet në trupin tim, ose me jetën ose me vdekjen” (Filipianëve 1:20).

Perëndia i përlëvduar në gjithçka. Krishti i madhëruar në jetë dhe në vdekje. Ky është synimi madhështor i jetës njerëzore dhënë prej Perëndisë. Prandaj, një prej qëllimeve të Perëndisë në virusin Korona është që populli i Tij të vrasë keqardhjen për veten dhe frikën, dhe t’u kushtohet veprave të mira në praninë e rrezikut. 

Të krishterët priren drejt nevojës, jo drejt rehatisë. Drejt dashurisë, jo drejt sigurisë. I tillë është Shpëtimtari ynë. Për këtë vdiq Ai.


Shkrimet e Shenjta

Dita 9Dita 11

Rreth këtij plani

Virusi Korona Dhe Krishti

Kjo është një kohë, kur ndihet brishtësia e kësaj bote. Ato themele që dukeshin si të palëkundshme, po tronditen. Pyetja që duhet të bëjmë është kjo: A janë vendosur këmbët tona mbi një Shkëmb? Mbi një Shkëmb që nuk mund të lëkundet kurrë?

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Qendrën IGNIS në Shqipëri për përgatitjen e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi të
vizitoni: https://dritez.al/virusi-korona-dhe-krishti/