Virusi Korona Dhe KrishtiShembull
Dërgim i gjykimeve të veçanta hyjnore
Fakti që gjithë mjerimi është rezultat i rënies në mëkat, rezultat i hyrjes së mëkatit që nënçmon Perëndinë në botë, nuk do të thotë që e gjithë vuajtja individuale është një gjykim specifik për mëkatet personale. Për shembull, vuajtja e Jobit nuk erdhi nga ndonjë mëkat specifik. Vetë fjalia e parë e librit e bën të qartë:
“Jobi... ishte i ndershëm dhe i drejtë, kishte frikë nga Perëndia dhe i largohej së keqes” (Jobi 1:1)
Megjithatë, ndonjëherë Perëndia përdor sëmundjen për të sjellë gjykime të veçanta mbi ata që e mohojnë Atë dhe ia dorëzojnë veten mëkatit… Te Veprat 12, mbreti Herod e lartësoi veten duke lejuar që ta quanin perëndi. “Në atë çast një engjëll i Zotit e goditi, sepse nuk i kishte dhënë lavdi Perëndisë; dhe, i brejtur nga krimbat, vdiq” (Veprat 12:23). Perëndia mund ta bëjë këtë gjë me të gjithë ata që lartësojnë veten. Kjo do të thotë se duhet të mahnitemi që shumë prej qeveritarëve tanë nuk bien të vdekur përditë për shkak të arrogancës së tyre para Perëndisë dhe njeriut.
Vetëpërmbajtja e Perëndisë është mëshirë e madhe.
Prandaj virusi Korona nuk është kurrë një ndëshkim i qartë dhe i thjeshtë mbi ndonjë person. Edhe i krishteri më i dashur dhe i mbushur me Frymën, mëkatet e të cilit janë falur përmes Krishtit, mund të vdesë nga sëmundja e këtij virusi. Por është me vend që secili prej nesh të hetojë zemrën e vet për të dalluar, nëse vuajtja jonë është gjykimi i Perëndisë mbi mënyrën se si po jetojmë.
Nëse vijmë te Krishti, do ta dimë që vuajtja jonë nuk është gjykim ndëshkues i Perëndisë. Do ta dimë sepse Jezusi tha:
“Ai që e dëgjon fjalën time dhe beson në atë që më ka dërguar, ka jetë të përjetshme, dhe ai nuk vjen në gjyq, por ka kaluar nga vdekja në jetë” (Gjoni 5:24)
Nuk ka më asnjë dënim për ata që janë në Krishtin Jezu (Romakëve 8:1). Është disiplinë, nuk është shkatërrim. “Sepse Perëndia ndreq atë që do dhe fshikullon çdo bir që i pëlqen” (Hebrenjve 12:6).
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Kjo është një kohë, kur ndihet brishtësia e kësaj bote. Ato themele që dukeshin si të palëkundshme, po tronditen. Pyetja që duhet të bëjmë është kjo: A janë vendosur këmbët tona mbi një Shkëmb? Mbi një Shkëmb që nuk mund të lëkundet kurrë?
More
Ne dëshirojmë të falënderojmë Qendrën IGNIS në Shqipëri për përgatitjen e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi të
vizitoni: https://dritez.al/virusi-korona-dhe-krishti/