Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Virusi Korona Dhe KrishtiShembull

Virusi Korona Dhe Krishti

DITA 9 NGA 12

Na përputh sërish me vlerën e pafundme të Krishtit

Çfarë kuptimi ka pendimi? Kjo fjalë në Dhiatën e Re do të thotë ndryshim i zemrës dhe i mendjes. Jo një ndryshim sipërfaqësor i opinionit, por një transformim i thellë saqë e kuptojmë dhe e çmojmë Perëndinë dhe Jezusin për atë që ata janë në realitet. Jezusi e përshkroi kështu këtë ndryshim: 

"Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde." (Mateu 22:37)

"Ai që e do të atin ose nënën më shumë se mua, nuk është i denjë për mua; dhe ai që e do birin ose bijën më shumë se mua, nuk është i denjë për mua." (Mateu 10:37)

Me fjalë të tjera, ndryshimi më themelor në zemër dhe mendje, që kërkohet në pendim, është të çmosh Perëndinë me gjithçka ke dhe të çmosh Jezusin mbi çdo marrëdhënie tjetër.

Ajo që Perëndia po bën në virusin Korona është se po na tregon - në mënyrë grafike dhe të dhimbshme - që asgjë në këtë botë nuk na e jep sigurinë dhe kënaqësinë, të cilën e gjejmë në madhështinë dhe vlerën e pafundme të Jezusit. Pandemia globale na heq lirinë e lëvizjes, veprimtarinë e biznesit tonë dhe marrëdhëniet ballë për ballë. Na heq sigurinë dhe rehatinë tonë. Dhe në fund, mund të na marrë edhe jetën.

Arsyeja pse Perëndia na ekspozon ndaj humbjeve të tilla, është që të na nxitë të mbështetemi në Krishtin. Apo për ta thënë në një mënyrë tjetër, arsyeja pse Ai e bën fatkeqësinë rastin për t’ia ofruar Krishtin botës, është që madhështia supreme e Krishtit, e cila të kënaq plotësisht, shkëlqen edhe më fort kur Krishti të jep gëzim në mes të vuajtjes.

Ky është mesazhi i virusit Korona. Mos u mbështet te vetja dhe kthehu te Perëndia. Ti as që mundesh ta ndalosh vdekjen. Perëndia mund të ngjallë të vdekurit.

Virusi Korona na bën thirrje që ta bëjmë Perëndinë realitetin e gjithërëndësishëm, gjithëpërshkues të jetës tonë. Jetët tona varen nga Ai më tepër nga sa varen prej frymëmarrjes. Dhe nganjëherë Perëndia na e merr frymën, që ta na hedhë te vetja e Tij.


Shkrimet e Shenjta

Dita 8Dita 10

Rreth këtij plani

Virusi Korona Dhe Krishti

Kjo është një kohë, kur ndihet brishtësia e kësaj bote. Ato themele që dukeshin si të palëkundshme, po tronditen. Pyetja që duhet të bëjmë është kjo: A janë vendosur këmbët tona mbi një Shkëmb? Mbi një Shkëmb që nuk mund të lëkundet kurrë?

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Qendrën IGNIS në Shqipëri për përgatitjen e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi të
vizitoni: https://dritez.al/virusi-korona-dhe-krishti/