Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Virusi Korona Dhe KrishtiShembull

Virusi Korona Dhe Krishti

DITA 1 NGA 12

Eja te Shkëmbi

 Më kujtohet kur më thanë më 21 dhjetor 2005 se kisha kancer të prostatës. Javët që pasuan, gjithë bisedat ishin për gjasat. Gjasat për të pritur dhe për të parë çfarë do të ndodhte. Gjasat me mjekimet. Gjasat me procedurat homeopatike. Gjasat me kirurgjinë radikale.

Ndërsa e ardhmja ime në këtë botë nisi të ndryshonte përpara syve të mi, Perëndia më solli në mendje diçka që e kisha lexuar kohët e fundit në Bibël. Ja se çfarë më tha Ai në dhomën e urologut, ndërsa po prisja për biopsinë, që do të konfirmonte se kisha kancer. “John Piper, ky nuk është zemërim. Jeton a vdes, ti do të jesh me mua.” E thënë me fjalët e mia. Ja se ç’më tha faktikisht:

"Sepse Perëndia nuk na ka caktuar për zemërim, por për të marrë shpëtimin me anë të Zotit tonë Jezu Krisht, i cili vdiq për ne kështu që, qofshim zgjuar qofshim fjetur, jetojmë bashkë me të." (1 e Thesalonikasve 5:9-10)

Qofshim zgjuar, qofshim fjetur - kjo do të thotë gjallë a vdekur - unë do të jem i gjallë me Perëndinë. Si është e mundur kjo gjë? Unë jam një mëkatar. Nuk kam jetuar qoftë edhe një ditë të jetës time - as edhe një - pa dështuar në arritjen e standardeve të dashurisë dhe shenjtërisë së Perëndisë. Prandaj, si mund të ndodhë kjo? Si mund të thotë Perëndia: “Ti, John Piper, do të jesh me mua, jeton apo vdes?”

Perëndia, madje, as që priti t’i bëja pyetjen para se të më përgjigjej. Arsyeja është Jezusi. Vetëm Jezusi. Për shkak të vdekjes së Tij, nuk do të ketë aspak zemërim ndaj meje. Jo për shkak të përsosmërisë time. Mëkatet e mia, faji dhe ndëshkimi im ranë mbi Shpëtimtarin tim, Jezu Krishtin. Ai “vdiq për ne”. Këtë thotë fjala e Tij. Prandaj jam i lirë nga faji. I lirë nga ndëshkimi. I sigurt në favorin e mëshirshëm të Perëndisë. “Jeton a vdes,” Perëndia tha, “ti do të jesh me mua.”

Kjo është shumë ndryshe nga loja me gjasë e kancerit apo e virusit Korona. Shkëmbi poshtë këmbëve të mia është i palëkundshëm. Nuk është i dobët. Nuk është rërë. Dëshiroj që të jetë për ty Shkëmbi poshtë këmbëve të tua.

Shkrimet e Shenjta

Dita 2

Rreth këtij plani

Virusi Korona Dhe Krishti

Kjo është një kohë, kur ndihet brishtësia e kësaj bote. Ato themele që dukeshin si të palëkundshme, po tronditen. Pyetja që duhet të bëjmë është kjo: A janë vendosur këmbët tona mbi një Shkëmb? Mbi një Shkëmb që nuk mund të lëkundet kurrë?

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Qendrën IGNIS në Shqipëri për përgatitjen e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi të
vizitoni: https://dritez.al/virusi-korona-dhe-krishti/