Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Virusi Korona Dhe KrishtiShembull

Virusi Korona Dhe Krishti

DITA 5 NGA 12

Ëmbëlsia e mbretërimit të Tij  

Pse ta pranoj lajmin e sovranitetit të Perëndisë mbi virusin Korona, dhe mbi jetën time, si një mësim të ëmbël? Sekreti është të dish që i njëjti sovranitet, i cili mund ta ndalojë virusin Korona dhe nuk e ndalon, është po ai sovranitet që e mban shpirtin në këtë situatë. Me fjalë të tjera, nëse përpiqemi ta shpëtojmë Perëndinë nga sovraniteti i Tij mbi vuajtjen, e sakrifikojmë sovranitetin e Tij për t’i kthyer të gjitha gjërat për mirë.

Po ai sovranitet që sundon mbi sëmundjen, është sovraniteti që të mban kur përjeton humbje. Po ai sovranitet që merr jetën, është sovraniteti që ngadhënjeu mbi vdekjen dhe i çon besimtarët në shtëpinë e tyre në qiell dhe te Krishti. Nuk është gjë e ëmbël të mendosh që satani, sëmundja, sabotimi, fati, apo shansi ka fjalën e fundit në jetën time. Ky nuk është lajm i mirë.

Fakti që Perëndia mbretëron është lajm i mirë. 

Pse? Sepse Perëndia është i shenjtë, i drejtë dhe i mirë. Dhe Ai është pafundësisht i urtë. “Por tek Ai gjejmë diturinë dhe forcën, Atij i përkasin mendja dhe gjykimi.” (Jobi 12:13). “E pafund zgjuarsia e Tij” (Psalmi 147:5). “O thellësi pasurie, urtësie dhe diturie të Perëndisë!” (Romakëve 11:33). Synimi i Tij madhështor është që “në kohën e tashme t’u manifestohej principatave dhe pushteteve, në vendet qiellore, dituria e shumëllojshme e Perëndisë” (Efesianëve 3:10).

Asnjë gjë nuk e surprizon, asgjë nuk e bën konfuz, asgjë nuk e huton. Fuqia e Tij e pafundme qëndron në duart e shenjtërisë, drejtësisë, mirësisë dhe urtësisë së pafundme. E gjithë kjo është në shërbim të atyre që i besojnë Birit të Tij, Jezu Krishtit. Ajo që Perëndia bëri, kur dërgoi Jezusin të vdiste për mëkatarët, është shumë e lidhur me virusin Korona. Lidhja është te Romakëve 8:32: 

“Sepse ai që nuk e kurseu Birin e vet, por e dha për të gjithë ne, qysh nuk do të na dhurojë të gjitha gjërat bashkë me të?” 

Kjo do të thotë që gatishmëria e Perëndisë, që të dërgonte Birin e Tij për t’u kryqëzuar në vendin tonë, është deklarata dhe konfirmimi i Tij që Ai do ta përdorë gjithë sovranitetin e Tij për “të na dhënë të gjitha gjërat.” “Qysh nuk do të na dhurojë të gjitha gjërat bashkë me të?” Që do të thotë: me siguri që do të na i japë. Kjo është garantuar nga gjaku i Birit të Tij.

Çfarë janë “të gjitha gjërat”? Këto janë gjërat që kemi nevojë për të bërë vullnetin e Tij, për të përlëvduar emrin e Tij, dhe për të arritur shëndoshë e mirë në praninë e Tij të gëzueshme.


Shkrimet e Shenjta

Dita 4Dita 6

Rreth këtij plani

Virusi Korona Dhe Krishti

Kjo është një kohë, kur ndihet brishtësia e kësaj bote. Ato themele që dukeshin si të palëkundshme, po tronditen. Pyetja që duhet të bëjmë është kjo: A janë vendosur këmbët tona mbi një Shkëmb? Mbi një Shkëmb që nuk mund të lëkundet kurrë?

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Qendrën IGNIS në Shqipëri për përgatitjen e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi të
vizitoni: https://dritez.al/virusi-korona-dhe-krishti/