Virusi Korona Dhe KrishtiShembull
Këput rrënjët e rehatisë për të arritur kombet
Lidhja e virusit Korona me misionin mund të duket si një ide e çuditshme, sepse në një kohë të shkurtër virusi Korona po ndërpret udhëtimin, lëvizjet dhe përparimin misionar. Por unë nuk po mendoj për kohën afatshkurtër. Perëndia i ka përdorur vuajtjet dhe trazirat e historisë për ta çuar kishën e Tij në vendet që ka nevojë të shkojë. Po sugjeroj që Ai do ta bëjë sërish këtë gjë si pjesë të ndikimit afatgjatë të virusit Korona.
Konsideroni për shembull, se si Perëndia i lëvizi njerëzit e Tij jashtë Jerusalemit, në mision, në Jude dhe Samari. Jezusi i kishte udhëzuar dishepujt e Tij ta çonin ungjillin deri në skajet e dheut, ku përfshihej “Jerusalemi dhe... gjithë Judea dhe Samaria, dhe deri në skajet e dheut” (Veprat 1:8). Por kur arrijmë te Veprat 8, duket sikur misioni kishte ngecur në Jerusalem.
Çfarë do të duhej për ta lëvizur kishën në mision? U desh vdekja e Stefanit dhe përndjekja që pasoi. Sapo Stefani u martirizua (Veprat 7:60), shpërtheu një përndjekje kundër kishës:
"Në atë kohë u bë një përndjekje e madhe kundër kishës që ishte në Jerusalem; dhe të gjithë u shpërndanë nëpër krahinat e Judesë dhe të Samarisë, me përjashtim të apostujve… Ata, pra, që ishin shpërndarë shkonin rreth e përqark, duke shpallur fjalën." (Veprat 8:1-4)
Kështu e bëri Perëndia popullin e Tij të lëvizte, me martirizim dhe përndjekje. Më në fund “Judea dhe Samaria” po e dëgjonin ungjillin. Udhët e Perëndisë nuk janë udhët tona. Por misioni i Tij është i sigurt. Jezusi tha kështu. Dhe fjala e Tij nuk mund të dështojë.
“Unë do të ngre kishën time dhe dyert e ferrit nuk do ta mundin atë” (Mateu 16:18) “Dhe ky ungjill i mbretërisë do të predikohet në gjithë botën si një dëshmi për gjithë kombet” (Mateu 24:14).
Jo “mund të predikohet.” Por “do të predikohet.” Mund të mendojmë se shpërthimi i virusit Korona është një pengesë për misionet botërore. Dyshoj. Udhët e Perëndisë shpesh përfshijnë pengesa në dukje, të cilat rezultojnë në përparime të mëdha.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Kjo është një kohë, kur ndihet brishtësia e kësaj bote. Ato themele që dukeshin si të palëkundshme, po tronditen. Pyetja që duhet të bëjmë është kjo: A janë vendosur këmbët tona mbi një Shkëmb? Mbi një Shkëmb që nuk mund të lëkundet kurrë?
More
Ne dëshirojmë të falënderojmë Qendrën IGNIS në Shqipëri për përgatitjen e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi të
vizitoni: https://dritez.al/virusi-korona-dhe-krishti/