Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Fushëbeteja e Mendjes - DevocioneShembull

Fushëbeteja  e Mendjes - Devocione

DITA 8 NGA 14

Të Marrim Atë Që Duam 

Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në mençurinë tënde;pranoje në të gjitha rrugët e tua dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua. - fjalët e urta 3:5–6 

Unë zakonisht e di se çfarë dua, dhe më pëlqen ta marr atë. Jam plotësisht njësoj si shumica e njerëzve. Kur ne nuk e marrim atë që duam, ndjenjat tona negative ndizen. (Dhe mbani mend që ato ndjenja fillojmë me mendime) 

“Udhëtova nëpër qytet për ta blerë atë fustan, dhe nuk ka në masën time?” 

“Çfarë doni të thoni që nuk kanë mbetur më televizorë HD? Ju e lajmëruat në gazetë.” 

Shumica prej nesh janë të tillë—dhe kur nuk e marrim atë që duam, ne i bëjmë njerëzit përreth nesh të ndihen të mjerë. Kjo nuk është diçka që ne e mësojmë në shkollë—mund të jetë e lindur. 

Ndërsa shkrova citimet e mësipërme, mendova për një skenë në dyqanin e ushqimores. Një nënë e re po shtynte karrocën e saj dhe ndaloi tek rafti i drithërave. Fëmija i saj—më pak se dy vjeç—u zgjat të merrte një kuti. “E dua! E dua!” 

“Jo,” i tha mamaja. “Kemi shumë të tilla në shtëpi.” Ajo vendosi në karrocë një kuti tjetër drithërash. 

“E dua! E dua!” tha fëmija. Duke mos marrë asnjë përgjigje, ajo filloi të shkelmonte dhe të ulëriste. Si meritë e saj, nëna nuk u dorëzua por shtyu karrocën në një kënd tjetër dhe e shpërqëndroi fëmijën e saj. 

Ndërsa e vështrova atë sjellje, mendova, që kështu jemi të gjithë ne shumicën e kohës. Ne vendosim se çfarë duam, dhe kur nuk e marrim atë, ne zemërohemi. 

“Xheku dhe unë ishim të dy pretendentë për të njëjtin promovim. Unë kam qënë më gjatë në kompani, dhe shifrat e shitjeve të mia janë më të forta,” tha Dona. “Unë e meritoja, por ai e mori punën.” 

“Unë mora 98 pikë në esenë time finale,” tha Angi. “ Nëse do të merrja 100 të tjera, kjo do të më jepte mua një mesatare 4.0, dhe do të mund të bëhesha studentja më e mirë në klasën time të diplomimit. Por mora vetëm 83 pikë në test, dhe zbrita në vendin e pestë në klasën time.Unë meritoja 100 pikë, por mësuesja ime nuk më pëlqen mua.” 

Le ta shohim këtë problem më afër. Individët e lartpërmendur, të cilët nuk morën atë që donin, bënë një pohim të përbashkët: “Unë e meritoja atë, por nuk e mora.” 

Shumë shpesh, ne të krishterët presim që jeta të jetë e përsosur dhe që gjithçka të shkojë pa probleme për ne. Ne presim sukses, lumturi, gëzim, paqe dhe gjithçka tjetër. Kur pengohemi, ne shfryjmë ose ankohemi. 

Megjithëse Zoti do që ne të kemi një jetë të mirë, do të ketë raste kur duhet të jemi të durueshëm dhe të kuptojmë që gjërat mund të mos shkojnë siç dëshirojmë. Këto zhgënjime testojnë karakterin tonë dhe nivelin e pjekurisë frymërore. Ato në fakt tregojnë nëse jemi apo jo vërtetë gati për promovim. 

Pse mendojmë që ne duhet të jemi gjithmonë të parët, ndërsa të tjerët duhet të durojnë një pozitë më të ulët? Pse mendojmë që kemi të drejtën për jetë të përsosur? Ndoshta ndonjëherë ne mendojmë për veten tonë më lart se sa duhet. Një mendje e përulur na mundëson të ulemi vendin e pasëm dhe të presim që Perëndia të na çojë në pjesën e përparme. Fjala e Perëndisë thotë që ne i trashëgojmë premtimet nëpërmjet besimit dhe durimit. Besimi në Perëndinë është i mirë, por a mund të vazhdojmë t’i besojmë Perëndisë dhe të jemi të sigurtë në Të edhe kur ndjejmë se jeta është e padrejtë? 

Satani luan me mendjet tona. Shumicën e kohës, i ligu na thotë gjëra negative: “Ti nuk e meritën këtë; ti je i pavlerë; ti je budalla.” Megjithatë, herë pas here, ai provon një kurth tjetër: Ai na thotë se sa fort punojmë ose sa shumë të drejtë kemi. Nëse ne e dëgjojmë dhe i besojmë, ne mund të fillojmë të ndihemi të mashtruar ose të besojmë që dikush ka marrë avantazh ndaj nesh. 

Kur ne nuk e marrim atë që duam, ne mërzitemi duke thënë, “E meritoja!” Jo vetëm që zemërohemi me shefin, mësuesin apo me këdo tjetër, por ndonjëherë zemërohemi edhe me Perëndinë pse nuk na e dha atë që ndjenim se e meritonim. 

Gabimi i madh ishte të thonim ne e meritonim atë, sepse atëherë keqardhja për veten zë vend ngadalë kur ne nuk e marrim atë që dëshirojmë. Ne mund të mbajmë atë qëndrim, ose mund të kuptojmë që ne kemi një zgjedhje. Unë mund të zgjedh ta pranoj jetën ashtu siç është dhe të marr më të mirën prej saj, ose mund të ankohem pse ajo nuk është e përsosur. 

Unë mendoj për historinë e Jonës—jo historinë e balenës—por atë që ndodhi më pas. Ai kishte lajmëruar që në dyzetë ditë, Perëndia do të shkatërronte qytetin e Ninives, po njerëzit u penduan. Për shkak se Perëndia i dëgjoi klithmat e tyre, Jona u zemërua. “Tani, pra, o Zot, të lutem, ma hiq jetën, sepse për mua është më mirë të vdes sesa të rroj” (Jona 4:3). 

E trishtueshme, apo jo? Jona donte të kishte më shumë të drejtë sesa të shihte 120,000 njerëz të shpëtuar. Situatat tona nuk janë aq dramatike, por shumë njerëz do të preferonin të uleshin dhe të ndjenin keqardhje për veten, duke dëgjuar pëshpërimat e Satanit, dhe të humbisnin Perëndinë, se sa thjesht t’i besonin Perëndisë në çdo situatë. 

Sekreti i jetës së krishterë është që ne ia përkushtojmë veten tonë plotësisht Perëndisë. Nëse ia dorëzojmë vullnetin tonë Perëndisë, ajo që ndodh nuk do të na zemërojë. Nëse Zoti nuk na jep ato që duam dhe kërkojmë, besimi ynë është mjaft i fortë për të thënë, “Jo vullneti im, por i Yti.” 

Perëndi më ndihmo. Unë shpesh kam dëshira të forta, dhe kur nuk e marr atë që dua, zemërohem. Më fal të lutem. Më kujto që Jezusi nuk donte të vdiste në kryq, por Ai jetoi duke iu nënshtruar plotësisht vullnetit Tënd. Unë të kërkoj , përmes Jezus Krishti, të më ndihmosh të jetoj në nënshtrim të plotë dhe të gëzohem me atë që Ti më jep. Amen.

Dita 7Dita 9

Rreth këtij plani

Fushëbeteja  e Mendjes - Devocione

Këto devocione do t'ju pajisin me frymëzime shprese për të mposhtur inatin, konfuzionin, dënimin, frikën, dyshimin…quajeni si të dëshironi. Këto njohuri do t'ju ndihmojnë të zbuloni komplotet e armikut për t'ju konfuzuar dhe gënjyer, të përballeni me modelet shkatërruese të mendimit, të gjeni fitoren në transformimin e të menduarit tuaj, për të fituar forcë, inkurajim dhe, më e rëndësishmja, fitore mbi çdo betejë në mendjen tuaj.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Ministritë Joyce Meyer për sigurimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://tv.joycemeyer.org/shqip/