Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Fushëbeteja e Mendjes - DevocioneShembull

Fushëbeteja  e Mendjes - Devocione

DITA 10 NGA 14

Kujdes Çfarë Mendon 

Por gjen kënaqësinë e tij në ligjin (rregullat, udhëzimet, mësimet) e Zotit dhe mendon (mediton dhe studion) thellë ditë e natë mbi ligjin e tij. Ai do të jetë si një dru i mbjellë [për të cilin është treguar kujdes] përgjatë brigjeve të ujit, që jep frytin e vet në stinën e vet dhe që gjethet nuk i fishken; dhe gjithçka bën do të ketë mbarësi [dhe maturim ]. - Psalmi 1:2–3 

E kam ruajtur fjalën tënde në zemrën time, që të mos mëkatoj kundër teje . . . Do të mendoj thellë për urdhërimet e tua dhe do të marr në konsideratë shtigjet e tua [shtigjet e jetës të shënuar nga ligji Yt]. - Psalmi 119:11, 15 

Në ditët e para të kompjuterëve, përdorej termi, “ garbage in, garbage out.” (mbeturina brenda, mbeturina jashtë). Kjo ishte një mënyrë për të shpjeguar që kompjuteri do të përpunojë vetëm ato të dhëna që i kemi futur. Nëse ne do të donim rezultate të tjera, ne duhet të fusim informacione të tjera. 

Me kompjuterët, shumica e njerëzve nuk kanë vështirësi me kuptimin e këtij koncepti, por kur vjen puna tek mendja e tyre duket se nuk e kuptojnë atë. Ose ndoshta nuk duan ta kuptojnë. Ka kaq shumë gjëra që kërkojnë vëmendjen e tyre dhe lypin fokusin e tyre.Ato nuk janë vetëm gjëra mëkatare. Apostulli Pal tha që megjithëse gjithçka ishte e lejueshme për të, jo gjithçka ishte e dobishme (shikoni 1 Korintasve 6:12). 

Nëse do të fitosh betejën në mendjen tënde dhe të mundësh armikun tënd, ka shumë rëndësi se ku fokusohesh. Sa më shumë që mediton në Fjalën e Perëndisë, aq më i fortë do të bëhesh dhe aq më lehtë do t’i fitosh fitoret e tua. 

Shumë të krishterë nuk e kuptojnë ndryshimin midis meditimit dhe leximit të Biblës. Ata duan të mendojnë se çdo gjë që lexojnë në Fjalën e Perëndisë, po thithin gjërat e thella të Perëndisë. Shumë shpesh njerëzit lexojnë një kapitull të Biblës, dhe kur lexojnë vargun e fundit, as që e kanë idenë se çfarë kanë lexuar. Ata që meditojnë në Fjalën e Perëndisë janë ata që mendojnë - dhe mendojnë seriozisht - rreth asaj që kanë lexuar. 

Ata mund të mos e thonë kështu, por ata thonë, “Perëndi, më fol mua. Më mëso mua. Ndërsa unë meditoj në Fjalën Tënde, më zbulo të thellat e saj.” Në faqen e mëparshme, unë citova nga Psalmi 1. Ky psalm fillon duke përkufizuar personin që është i bekuar, dhe më pas nxjerr në pah veprimet e drejta të atij personi. Psalmisti shkroi që ata që meditojnë —dhe e bëjnë këtë ditë e natë—janë si pemë produktive . . . dhe gjithçka që bëjnë do të ketë mbarësi. 

Psalmisti e bëri plotësisht të qartë që meditimi dhe të menduarit rreth Fjalës së Perëndisë sjell rezultat. Ndërsa ju meditoni se kush është Perëndia dhe çfarë po ju thotë Ai, ju do të rriteni. Është vërtetë kaq e thjeshtë. Një mënyrë tjetër të thëni është që në çfarëdo që ti fokusohesh, ai bëhesh. Nëse ju lexoni dhe e lejoni mendjen tuaj të përqëndrohet tek dashuria dhe fuqia e Perëndisë, ajo vepron brenda jush. 

Apostulli Pal e thotë këtë shumë bukur tek Filipianëve 4:8: “Së fundi, vëllezër, të gjitha gjërat që janë të vërteta, të gjitha gjërat që janë të ndershme, të gjitha gjërat që janë të drejta, të gjitha gjërat që janë të pastra, të gjitha gjërat që janë të dashura, të gjitha gjërat që janë me famë të mirë, nëse ka ndonjë virtyt dhe nëse ka ndonjë lëvdim, këto mendoni. [fiksojini mendjet tuaja mbi to].” 

Është e trishtueshme, por shumica e të krishterëve nuk i vendosin përpjekjet e tyre për të studiuar Fjalën. Ata shkojnë për të dëgjuar mësimet dhe predikimet e të tjerëve, mund të dëgjojnë predikime të regjistruara dhe e lexojnë Biblën me raste, por ata nuk janë të përkushtuar në bërjen e Fjalës së Perëndisë si pjesë të rëndësishme të jetës së tyre. 

Kini kujdes çfarë mendoni. Sa më shumë të mendoni për gjëra të mira, aq më e mirë do të duket jeta juaj. Sa më shumë të mendoni për Jezus Krishtin dhe për parimet që Ai mësoi, aq më shumë do të bëheni si Jezusi dhe do të rriteni më të fortë. Dhe ndërsa rriteni, ju do të fitoni betejën në mendjen tuaj. 

Zot Perëndi, më ndihmo mua të mendoj për gjërat që të nderojnë Ty. Mbushe jetën time me uri për më shumë nga Ty dhe për Fjalën Tënde që të kem mbarësi në çdo gjë. Unë e kërkoj këtë përmes Jezus Krishtit . Amen.

Dita 9Dita 11

Rreth këtij plani

Fushëbeteja  e Mendjes - Devocione

Këto devocione do t'ju pajisin me frymëzime shprese për të mposhtur inatin, konfuzionin, dënimin, frikën, dyshimin…quajeni si të dëshironi. Këto njohuri do t'ju ndihmojnë të zbuloni komplotet e armikut për t'ju konfuzuar dhe gënjyer, të përballeni me modelet shkatërruese të mendimit, të gjeni fitoren në transformimin e të menduarit tuaj, për të fituar forcë, inkurajim dhe, më e rëndësishmja, fitore mbi çdo betejë në mendjen tuaj.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Ministritë Joyce Meyer për sigurimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://tv.joycemeyer.org/shqip/