Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Fushëbeteja e Mendjes - DevocioneShembull

Fushëbeteja  e Mendjes - Devocione

DITA 14 NGA 14

Mendja e Krishtit 

Sepse kush e njohu mendjen (këshillat dhe qëllimet) e Zotit që ta mësojë atë? Por ne kemi mendjen e Krishtit (Mesias). - 1 korintasve 2:16 

Ky varg trondit shumë njerëz. Nëse këto nuk do të ishin fjalët e Biblës, ata nuk do t’i besonin. Duke qenë se janë, shumica e njerëzve tundin kokat dhe pyesin,“Si mund të jetë kjo?” 

Pali nuk po thoshte që ne jemi të përsosur apo që ne nuk do të dështojmë kurrë. Ai po na thoshte ne, si besimtarë në Jezusin, Birit të Perëndisë, se neve na është dhënë mendja e Krishtit. Kjo do të thotë që, ne mund të mendojmë mendime frymërore sepse Krishti është i gjallë brenda nesh. Ne nuk mendojmë më ashtu siç kemi bërë dikur. Ne fillojmë të mendojmë ashtu si Ai. 

Një mënyrë tjetër për ta parë këtë është të tregojmë premtimin që Zoti foli përmes Ezekielit: “Do t’ju jap një zemër të re dhe do të shtie brenda jush një frymë të re; do të heq nga mishi juaj zemrën prej guri dhe do t’ju jap zemër prej mishi. Do të vë brenda jush Frymën tim dhe do të bëj që ju të ecni sipas statuteve të mia, dhe ju do të respektoni dhe do të zbatoni dekretet e mia. Do të banoni në vendin që u dhashë etërve tuaj; ju do të jeni populli im dhe unë do të jem Perëndia juaj.” (Ezekieli 36:26–28). 

Perëndia e dha atë premtim përmes profetit kur judenjtë ishin në robëri në Babiloni. Ai dëshironte t’u tregonte atyre që situata e tyre aktuale nuk ishte fundi. Ata kishin mëkatuar dhe ishin larguar prej Tij në çdo mënyrë të mundshme, por Ai nuk do t’i braktiste ata. Përkundrazi, Ai do t’i ndryshonte ata. Ai do t’u jepte atyre një frymë të re—Frymën e Tij të Shenjtë. 

Kur ne kemi Frymën e Shenjtë që jeton dhe vepron brenda nesh, mendja e Krishtit është në veprim. Mendja e Krishtit na është dhënë neve për të na drejtuar në rrugën e drejtë. Nëse kemi mendjen e Tij, ne do të mendojmë mendime pozitive. Ne do të mendojmë se sa të bekuar jemi — sa i mirë ka qenë Perëndia me ne. Unë e kuptoj që kam shkruar tashmë për rëndësinë e të qenurit poziti, por nuk jam e sigurtë që do mund të thuhet ndonjëherë sa duhet për fuqinë e të qenurit pozitiv. 

Jezusi ishte pozitiv, pavarësisht se u gënjye, u la i vetmuar, i keqkuptuar dhe një mori gjërash të tjera negative. Ai u braktis nga dishepujt e tij kur kishte më shumë nevojë për ta, megjithatë Ai qëndroi pozitiv— gjithmonë gati të ofrojë një fjalë nxitëse, inkurajuese. Vetëm të qënit në praninë e Tij sugjeron që gjithë frika, mendimet negative, dhe mungesa dekurajuese e shpresës avullojnë në ajër. 

Mendja e Krishtit në ne është pozitive. Kështu që, kur ne biem dhe mendojmë negativisht për diçka, ne duhet të dallojmë menjëherë që nuk po veprojmë me mendjen e Krishtit. Perëndia dëshiron të na ngrejë lart. Është armiku i shpirtrave tanë ai që dëshiron të na ulë poshtë—në depresion. Me përjashtim të një arsye mjekësore, unë nuk mendoj se është e mundur të jesh depresion pa qenë negativ. Ne kemi shumë mundësi për të menduar mendime negative, por kjo nuk është mendja e Krishtit që punon në ne. Ne nuk duhet t’i pranojmë ato mendime. Ato nuk janë tonat! 

Çdo situatë që paraqitet na jep mundësinë të bëjmë një zgjedhje. Sigurisht, që ne mund të zgjedhim të mirën ose të keqen. 

Çfarë ne harrojmë shpesh është që zgjedhim të keqen ose të gabuarën pa një mendim të vetëdijshëm. Ne ndjekim modelet e vjetra—ose mendjen e vjetër—dhe jo mendjen e Krishtit. Ashtu si Perëndia i premtoi judenjve përmes profecisë së Ezekielit, Ai do të na japë ne një zemër të re dhe një frymë të re, por ne ende kemi fuqinë për të zgjedhur se cilën mendje dëshirojmë të ndjekim. 

Zot, Unë dëshiroj vërtetë të jem e vetëdijshme për mendjen e Krishtit në jetën time, dhe dëshiroj të jem e vetëdijshme për të në çdo minutë të ecjes time. Më ndihmo mua ta hap veten time ndaj vullnetit Tënd dhe të largoj mendësitë e vjetra, mendimet që do të më ulin poshtë në rrugën e gabuar. Unë e kërkoj këtë përmes Jezus Krishtit. Amen.


Për më shumë mesazhe të tilla, nga Joyce ju lutemi vizitoni tv.joycemeyer.org/shqip/

Dita 13

Rreth këtij plani

Fushëbeteja  e Mendjes - Devocione

Këto devocione do t'ju pajisin me frymëzime shprese për të mposhtur inatin, konfuzionin, dënimin, frikën, dyshimin…quajeni si të dëshironi. Këto njohuri do t'ju ndihmojnë të zbuloni komplotet e armikut për t'ju konfuzuar dhe gënjyer, të përballeni me modelet shkatërruese të mendimit, të gjeni fitoren në transformimin e të menduarit tuaj, për të fituar forcë, inkurajim dhe, më e rëndësishmja, fitore mbi çdo betejë në mendjen tuaj.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Ministritë Joyce Meyer për sigurimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://tv.joycemeyer.org/shqip/