Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Fushëbeteja e Mendjes - DevocioneShembull

Fushëbeteja  e Mendjes - Devocione

DITA 13 NGA 14

Dyshues Ndaj Dyshimit 

Dashuria është zemërgjerë, plot mirësi; dashuria nuk ka zili, nuk krekoset, nuk fryhet, nuk sillet në mënyrë të pahijshme, (dashuria e Perëndisë në ne) nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk llogarit të keqen; nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën,i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, mban çdo gjë. Dashuria nuk bie poshtë kurrë[kurrë nuk venitet ose bëhet e vjetëruar ose nuk i vjen fundi]; por profecitë do të shuhen, gjuhët do të pushojnë dhe njohuria do të shuhet - 1 korintasve 13:4–8 

Këto fjalë për dashurinë janë të njohura për shumicën prej nesh, por mund të them me sinqeritet që t’i jetoj ato nuk ka qenë gjithnjë e lehtë për mua. Si fëmijë, unë nuk kam qenë ekspozuar ndaj kësaj lloj dashurie —në fakt, isha mësuar të isha dyshuese ndaj kujtdo. Më ishte thënë që asnjëherë nuk u zihej besë motiveve të njerëzve të tjerë. 

Ndërsa u rrita, takova njerëz veprimet e të cilëve konfirmonin në mendjen time që dyshimet e mia ishin të drejta. Edhe si një e krishterë e re, pësova zhgënjim për shkak të motiveve të dukshme të disa njerëzve në kishë. Ndërsa është mençuri të jemi të vetëdijshëm për motivet e njerëzve, ne duhet të jemi të kujdesshëm që të mos lejojmë që natyra jonë e dyshimtë të ndikojë negativisht në ndjenjat tona për të gjithë. 

Një natyrë tepër e dyshimtë mund të helmojë mendjen tuaj dhe të ndikojë në aftësinë tuaj për të dashur dhe pranuar njerëz të tjerë. Konsideroni këtë shembull. 

Supozo se një mik të afrohet pas shërbesës së kishës, dhe të thotë, “A e di ti se çfarë mendon Doris për ty?” Pastaj ky mik të thotë çdo detaj të gjërave që Doris ka thënë. Problemi i parë është që një mik i vërtetë nuk do të ndante një informacion të tillë. Dhe problemi i dytë është që me një mendje dyshuese, ti i beson informacionet e dorës së dytë. 

Pasi mendja juaj është helmuar kundër dikujt, dyshimi rritet. Kjo është kur Satani fiton një fortesë në mendjen tuaj. Sa herë që Doris të thotë diçka, ti je automatikisht dyshues, duke menduar, çfarë do të ajo thotë me të vërtetë? Ose nëse ajo është e sjellshme me ty, ti mendon, çfarë kërkon ajo nga unë.

Kështu punon Satani. Nëse ai mund të të bëjë dyshes për të tjerët, nuk duhet shumë kohë që të mos i besosh asgjëje që ata thonë. Dhe nëse ti je lënduar në këtë formë disa herë, djalli mund të helmojë të menduarit tënd deri në atë pikë sa ti fillon e dyshon se kush tjetër mund të jetë duke folur për ty pas shpinës tënde. 

Le ta vazhdojmë shembullin. Le të supozojmë që një ditë në kishë, Doris ulet disa rreshta përpara teje, duke përplasur duart dhe duke lavdëruar Zotin. Menjëherë ti mendon, sa hipokrite që është. 

Më pas Fryma e Shenjtë i drejton mendimet e tua tek gjendja jote dhe tek fakti që ti po duartroket dhe lavdëron Zotin ndërsa ruan ndjenja të këqija kundrejt Doris. A nuk na tha Jezusi ne të bëjmë paqe me të tjerët përpara se t’i sjellim Atij ofertën tonë? (shikoni Mateu 5:24). 

I bindur nga këto fjalë të Jezusit, supozojmë që po merrni hapin dhe i kërkoni falje Dorisit për ndjenjat e këqija që kishit kundër saj . . . dhe ajo të sheh plotësisht e shokuar. Atëherë ti e kupton gabimin tënd. Ti e keqinterpretove informacionin që miku ndau me ty për Dorisin, duke lejuar djallin të të kthente kundër një gruaje të mrekullueshme e të perëndishme. 

Ky është një shembull i mirë se si dyshimi mund të dëmtojë marrëdhëniet dhe të shkatërrojë gëzimin ndërsa na çon në humbje. Kjo është arsyeja pse të mësuarit për të zhvilluar një lloj dashurie si tek 1 Korintasve 13 është kaq e rëndësishme. 

M’u desh pak kohë për të kapërcyer një jetë dyshimesh, por më në fund mësova se kur e duam rrugën e Zotit, nuk kemi vend për dyshime për të tjerët. 

Zot, të falenderoj që më tregove se si ta mposht natyrën time dyshuese duke më mësuar se si t’i dua të tjerët me llojin e dashurisë Tënde. Faleminderit, Jezus, që je i duruar me mua dhe je shembulli im madhështor. Amen. 

Dita 12Dita 14

Rreth këtij plani

Fushëbeteja  e Mendjes - Devocione

Këto devocione do t'ju pajisin me frymëzime shprese për të mposhtur inatin, konfuzionin, dënimin, frikën, dyshimin…quajeni si të dëshironi. Këto njohuri do t'ju ndihmojnë të zbuloni komplotet e armikut për t'ju konfuzuar dhe gënjyer, të përballeni me modelet shkatërruese të mendimit, të gjeni fitoren në transformimin e të menduarit tuaj, për të fituar forcë, inkurajim dhe, më e rëndësishmja, fitore mbi çdo betejë në mendjen tuaj.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Ministritë Joyce Meyer për sigurimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://tv.joycemeyer.org/shqip/