Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Fushëbeteja e Mendjes - DevocioneShembull

Fushëbeteja  e Mendjes - Devocione

DITA 11 NGA 14

Mposhtja e Mosbesimit 

Jini të kthjellët (të përmbajtur, të matur), vigjiloni; sepse kundërshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues [në uri të egër], duke kërkuar cilin mund të përpijë. Atij kundërshtojini, të patundur në besim[kundër sulmit të tij—të rrënjosur, të qëndrueshëm, të fortë, të patundur, dhe të vendosur] , sepse e dini se të njëjtat vuajtje(identike) po i heqin vëllezërit tuaj (i gjithë trupi i të Krishterëve)nëpër botë. - 1 Pjetrit 5:8–9 

Ndonjëherë padashur japim përshtypjen e gabuar për luftën shpirtërore. Ne e dimë që armiku ynë është djalli dhe që ne duhet të luftojmë çdo ditë për të fituar, por kjo nuk është gjithçka. Nëse jeta e krishterë nuk do të ishte asgjë tjetër përveç se luftë, do të ishte dekurajuese të luftosh çdo orë të çdo dite. 

Do të ndjeja se nuk do kisha kurrë qetësi sepse sapo ta bëja, Satani do të vinte si vjedhës sërisht. Nuk është kjo pamja që dëshiroj të prezantoj. Jeta e krishterë është një jetë gëzimi dhe paqeje. Perëndia na jep një sens të jashtëzakonshëm përmbushjeje, dhe ne jemi të qetë sepse ne e njohim Atë dhe e nderojmë Atë me mënyrën se si jetojmë. Pjetri i shkroi të krishterëve për armikun e tyre — duke i paralajmëruar dhe nxitur që të jenë vigjilentë, ku zakonisht ne vendosim theksin. Pikërisht përpara se të shkruante ato fjalë, ai tha, “duke hedhur gjithë merakun tuaj [gjithë ankthin tuaj, brengat tuaja, shqetësimet tuaja një herë e përgjithmonë] mbi Të, sepse ai kujdeset për ju” (v. 7). Ndërsa e lexojmë këtë varg, ai na thotë që duhet t’i kujtojmë vetes për dashurinë e Perëndisë për ne — Perëndia kujdeset. Për shkak se Perëndia kujdeset, ne mund t’i besojmë Atij që të kujdeset për ne. 

Ne kemi nevojë për këtë si pjesë e themelit tonë. Nuk është se ne nuk kemi besim; Satani përpiqet të shkatërrojë besimin tonë me gënjeshtra si: “Nëse Perëndia vërtetë kujdeset për ty, a do të kalonte Ai ty përmes kësaj sprove?” “Nëse Perëndia të do ty me të vërtetë, a do të trajtonte ty Ai në këtë mënyrë?” 

Këto pyetje që djalli t’i hedh ty janë plot gjënjeshtra. Nëse ai mund të të bëjë ty të mendosh se nuk je i dashur nga Perëndia apo që Perëndia nuk ka më të mirën për ty në zemrën e Tij, ai mund të mbjellë fara të vogla mosbesimi. Perëndia dëshiron që ti të qëndrosh fort dhe i vërtetë ashtu si Abrahami dhe besimtarë të tjerë në Bibël. 

Një nga gjërat që kam mësuar nga shërbesa me mijëra njerëz është që problemet e tmerrshme dhe negative që sulmojnë jetën tonë nuk janë shkaktarët e largimit tonë nga Perëndia. Jo, është reagimi ynë ndaj atyre situatave që bën ndryshimin. Mendo për Abrahamin sërisht. Kur Perëndia i premtoi atij një bir, ai ishte plak. Ai mund të kishte thënë, “Si mund të jetë e mundur kjo? Unë jam plak dhe prej shumë kohësh nuk mund të kem fëmijë.” Përkundrazi, ai tha “Kjo është e mrekullueshme! Unë besoj.” 

Kur luftërat, sprovat dhe vështirësitë vijnë në rrugën tuaj —dhe ato gjithmonë vijnë—ju keni një zgjedhje. Ju mund t’i kushtoni vëmendje fjalëve të Pjetrit dhe t’i jepni Zotit merakun, shqetësimet dhe brengat tuaja. Nuk ka rëndësi se sa e errët është nata apo se sa e keqe situata, ju duhet t’i kujtoni vetes që Perëndia jo vetëm që është prezent me ju në ato situata, por Ai gjithashtu ju do dhe do të sigurojë për ju. 

Puna juaj është të jeni vigjilentë gjatë kohëve të vështira. Ju mund të gëzoheni në dashurinë dhe bekimet e Zotit kur gjithçka po shkon mirë - dhe kjo është ajo që Zoti dëshiron që ju të bëni. Por në momentet e errëta, ju duhet t’i kujtoni vetes se djalli ju vjen rrotull dhe dëshiron t’ju mposhtë. 

Edhe një gjë tjetër. Ndonjëherë ju mund të pyesni pse keni kaq shumë sfida dhe probleme. A është e mundur që djalli mund t’ju ketë veçuar për shkak të planit të shkëlqyer të Zotit për jetën tuaj? Sa më besnik të jeni, aq më shumë duhet t’i rezistoni atij dhe gënjeshtrave të tij të mosbesimit. 

I dashur At’ qiellor, armiku shpesh përpiqet të më mbushë mua me mosbesim dhe të më bëjë të mohoj dashurinë Tënde të fuqishme për mua. Por si Abrahami, unë qëndroj fort në premimet e Tua. Faleminderit për ngushëllimin që gjej në sigurinë Tënde që Ti je gjithmonë me mua. Amen.

Shkrimet e Shenjta

Dita 10Dita 12

Rreth këtij plani

Fushëbeteja  e Mendjes - Devocione

Këto devocione do t'ju pajisin me frymëzime shprese për të mposhtur inatin, konfuzionin, dënimin, frikën, dyshimin…quajeni si të dëshironi. Këto njohuri do t'ju ndihmojnë të zbuloni komplotet e armikut për t'ju konfuzuar dhe gënjyer, të përballeni me modelet shkatërruese të mendimit, të gjeni fitoren në transformimin e të menduarit tuaj, për të fituar forcë, inkurajim dhe, më e rëndësishmja, fitore mbi çdo betejë në mendjen tuaj.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Ministritë Joyce Meyer për sigurimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://tv.joycemeyer.org/shqip/