Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Fushëbeteja e Mendjes - DevocioneShembull

Fushëbeteja  e Mendjes - Devocione

DITA 12 NGA 14

Gjëra Më Të Mëdha 

Prandaj po ju them: mos u shqetësoni (mos jini në ankth apo në merak) për jetën tuaj, për atë që do të hani dhe do të pini, as për trupin tuaj, për atë që do të vishni. A nuk është vallë jeta më shumë [në cilësi] se ushqimi dhe trupi [shumë më lart dhe më e përkryer] se veshja? . . . Dhe cili nga ju, me gjithë shqetësimin e tij, mund t’i shtojë shtatit të vet qoftë një kubit? - Mateu6:25, 27 

Djalli po bën vazhdimisht luftë në fushëbetejën e mendjes. Shpirti ynë është zona midis frymës tonë—vendit ku Vetë Perëndia banon—dhe trupit tonë fizik. Ai përbëhet nga mendja jonë, vullneti dhe emocionet tona— ai na thotë çfarë të pimë, çfarë dëshirojmë, dhe si ndihemi. Kur mendja jonë është vazhdimisht e trazuar me shqetësim, merak, dhe ankth, zëri ynë i brendshëm i njohjes dhe kuptueshmërisë, i dhënë nga Zoti, mbytet. Në këtë gjendje të paqëndrueshme, ne nuk e dimë më se çfarë është vullneti i Zotit në lidhje me atë që duhet dhe nuk duhet të bëjmë. 

Kur ne e lejojmë djallin të zërë mendjen tonë me shqetësim dhe ankth në vend që të lejojmë Frymën e Perëndisë, ne po jetojmë jetën në mish, dhe kjo na mban jashtë vullnetit të Perëndisë. Romakëve 8:8 thotë që “Prandaj ata që janë në mish [duke ushqyer orekset dhe impulset e natyrës së tyre mishërore] nuk mund t’i pëlqejnë Perëndisë.” Kjo nuk do të thotë që Perëndia nuk na do ne. Kjo thjesht do të thotë që Ai nuk kënaqet me, ose Ai nuk do të pranojë, sjelljen mishërore. 

Perëndia kujdeset për ne dhe për nevojat tona. Ai dëshiron gjëra më të mëdha për ne sesa duam ne për veten tonë. Ne duhet të luftojmë shumë për t’i rezistuar tundimit për të pranuar gënjeshtrat e pafund të djallit. Kur më në fund u lodha duke mos patur paqe në jetën time, mora vendimin të bëja gjithçka që duhej të bëja për ta marrë atë. Unë pyeta Perëndinë se çfarë duhet të bëja. Përgjigjja e Tij ishte e qartë: “Joyce, ti duhet të fillosh të jetosh në një nivel më të thellë.” Përfundimisht, Zoti ma bëri të qartë se niveli më i thellë në të cilin unë duhej të jetoja ishte niveli i Frymës. Në mënyrë që ne të shijojmë vërtet jetën e bollshme që Jezusi vdiq për të na dhënë, ne duhet të ndalojmë së shqetësuari për atë që ne mendojmë se duam dhe kemi nevojë, dhe të fillojmë të ndjekim nxitjet e Frymës së Shenjtë. Ky është mesazhi kundër shqetësimit. Nuk ka rëndësi nëse nevoja jote është ushqim, një punë, veshjet e duhura, shkollat më të mira për fëmijët tuaj, e ardhmja juaj, apo e ardhmja e familjes tuaj—Perëndia e di dhe Perëndia kujdeset. Kurthi i Satanit është të pëshpërisë,“Perëndia nuk kujdeset për ty. Nëse Perëndia do të kujdesej vërtetë për ty, ti nuk do të ishe në këtë telash.” 

Kur ne fokusohemi tek vetja jonë—çfarë nuk kemi—ne kemi pak energji të mbetur për t’u fokusuar tek të tjerët dhe për t’i ndihmuar ata. Ne nuk japim para lirisht kur kemi frikë ose shqetësohemi se do të humbasim punën tonë ose nuk kemi mjaftueshëm për të paguar faturat tona. Por kur i besojmë Zotit se do të sigurojë çdo nevojë, jemi të lirë të ndajmë atë që kemi. 

Më lejoni t’ju inkurajoj që të mos shqetësoheni për nevojat tuaja dhe në vend të kësaj të përqendroheni në Fjalën e Perëndisë. Ju madje mund të keni nevojë t’i thoni vetes me zë të lartë, “Perëndia më do mua, dhe asgjë nuk mund të më ndajë mua nga dashuria e Tij. Ai e ka dëgjuar rrëfimin tim të mëkatit dhe Ai më ka falur dhe më ka pastruar mua. Perëndia ka një plan pozitiv për të ardhmen time sepse kështu thotë Fjala e Tij.” (shikoni Romakëve 8:38-39; 1 Gjonit 1:9; Jeremia 29:11). 

Sa herë që shqetësimi dhe ankthi vijnë për të provuar dhe vjedhur drejtësinë, paqen dhe gëzimin tuaj, zbuloni se çfarë thotë Fjala e Perëndisë dhe pastaj hapni gojën dhe flisni Fjalën. Qëllimi përfundimtar i Zotit është që të na çojë në atë pikë ku pavarësisht se çfarë po ndodh, ne mbetemi të qetë. Kush do të na mbajë ne të qetë? Përgjigjja për këtë pyetje është fuqia e Frymës Shenjtë që punon brenda nesh. Perëndia dëshiron që ne të zhvillojmë zakonin e vrapimit tek Ai për të marrë hir për t’i rezistuar gënjeshtrave të djallit. Përfundimisht e vërteta do të fitojë dhe do të ndryshojë jetën tonë! 

Ati im qiellor, faleminderit për kujdesin dhe për sigurinë që Ti do të plotësosh çdo nevojë timen. Shumë shpesh, unë kam lejuar shqetësimin të hyjë dhe të vjedhë gëzimin dhe paqen time. Për shkak të shqetësimeve për gjërat e vogla, ndonjëherë kam qënë i pamundur të fokusohem në gjërat e mëdha që ti bën për mua në këtë jetë. Në emrin e Jezus Krishtit, më çliro mua nga gjërat që më pengojnë, që unë të mund jem plotësisht i lirë për të adhuruar dhe për të të shërbyer Ty. Amen.

Dita 11Dita 13

Rreth këtij plani

Fushëbeteja  e Mendjes - Devocione

Këto devocione do t'ju pajisin me frymëzime shprese për të mposhtur inatin, konfuzionin, dënimin, frikën, dyshimin…quajeni si të dëshironi. Këto njohuri do t'ju ndihmojnë të zbuloni komplotet e armikut për t'ju konfuzuar dhe gënjyer, të përballeni me modelet shkatërruese të mendimit, të gjeni fitoren në transformimin e të menduarit tuaj, për të fituar forcë, inkurajim dhe, më e rëndësishmja, fitore mbi çdo betejë në mendjen tuaj.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Ministritë Joyce Meyer për sigurimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://tv.joycemeyer.org/shqip/