Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Fushëbeteja e Mendjes - DevocioneShembull

Fushëbeteja  e Mendjes - Devocione

DITA 1 NGA 14

Plane Të Mirë-Përcaktuara 


Sepse beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit[në lidhje vetëm me kundërshtarët fizikë], por kundër principatave, kundër pushteteve, kundër[frymërave zotëruese të cilët janë] sunduesve të përbotshëm të errësirës së kësaj jete, kundër frymërave të liga në vendet (mbinatyrore) qiellore. - Efesianëve 6:12 


“Si munde?” ulëriti Helena. “Si munde ta bëje një gjë tillë?” 


Tomi vështroi i pafuqishëm gruan e tij. Ai kishte kryer kurorëshkelje, u përball me veprimet e tij mëkatare dhe i kërkoi gruas së tij që ta falë. 


“Por ti e dije që ishte gabim,” tha ajo. “Ti e dije që ishte tradhëtia e fundit të martesës tonë.” 


“Unë kurrë nuk planifikova që të ndodhte një aferë,” tha Tomi me lot në sytë e tij. 


Tomi nuk po gënjente. Ai e dinte që po bënte disa zgjedhje të këqija, por ai nuk i kishte vëzhguar më parë pasojat e veprimeve të tij. Pas gati një ore përgjërimi, ai tha diçka që e ndihmoi Helenën të fillonte të kuptonte dhe përfundimisht të falte. 


“Unë kam qenë jobesnik ndaj teje në qindra mënyra përpara se të bëja kurorëshkelje.” Ai foli për faktin se ata ishin shumë të zënë për të kaluar një kohë cilësore së bashku, qëndrimin e tij kritik, mungesën e saj të herëpashershme të reagimit emocional, ajo që nuk e dëgjonte kur ai fliste për problemet në zyrë. “Vetëm gjëra të vogla, gjithmonë gjëra të vogla,” tha ai. “Të paktën në fillim dukeshin në atë mënyrë.” 


Kjo është saktësisht mënyra se si Satani punon në jetët e njerëzve. Ai fillon duke bombarduar mendjet tona me modele të krijuara me zgjuarsi të irritimit, pakënaqësisë, mendimeve të bezdisshme, dyshimeve, frikës dhe arsyetimeve. Ai lëviz ngadalë dhe me kujdes (mbi të gjitha, planet e mirë-përcaktuara marrin kohë). 


Tomi tha se ai filloi të dyshonte nëse Helena e donte me të vërtetë atë. Ajo nuk e dëgjonte, dhe ajo nuk i përgjigjej gjithmonë ndjenjave të tij dashurore. Ai jetoi në ato mendime. Sa herë që ajo bënte ndonjë gjë që atij nuk i pëlqente, ai e regjistronte. Ai i regjistronte duke i kujtuar dhe shtuar këto gjëra në listën e tij të pakënaqësive. 


Një nga koleget e tij e dëgjonte, dhe ajo i ofronte atij simpati. Një herë ajo i tha, “Helena nuk e meriton një njeri të ngrohtë e të kujdesshëm si ti.” (Satani gjithashtu veproi tek ajo.) Sa herë që Tomi hidhte një hap të vogël jashtë shtegut të drejtë, ai i justifikonte veprimet në mendjen e tij: Nëse Helena nuk më dëgjon, ka njerëz që e bëjnë. Megjithëse ai thoshte fjalën njerëz me vete, ai me të vërtetë nënkuptonte gruan në tryezën tjetër. 


Kolegia e dëgjonte. Disa javë më vonë, ai e përqafoi atë, dhe ndërsa e bëri këtë, ai dëshironte të mund ta ndjente atë reagim përkujdesës nga gruaja e tij. Ishte një përqafim i padëmshëm - ose kështu dukej. Tomi nuk e kuptoi që Satani nuk e ka kurrë me nxitim. Ai merr kohë për të vënë në punë planet e tij. Ai nuk i trullos menjëherë njerëzit me dëshira të fuqishme. Përkundrazi, armiku i mendjeve tona fillon me gjëra të vogla — pakënaqësi të vogla, dëshira të vogla—dhe ndërton prej aty. 


Historia e Tomit tingëllon shumë si ajo e një kontabilisteje dyzet e dy vjeçare, e cili u akuzua për vjedhje të afro tre milion — dollarëve nga organizata e saj. Ajo tha, “Herën e parë mora vetëm dymbëdhjetë dollarë. Më duhej vetëm ajo shumë për të paguar shumën minimale të kartës time të kreditit. Unë planifikova t’i ktheja sërisht.” Askush nuk e kapi atë, dhe dy muaj më vonë, ajo “morri borxh” sërisht. 


Në kohën kur e kapën, kompania u lëkund në prag të falimentimit. “Nuk kam menduar kurrë të lëndoj njeri ose të bëj ndonjë gjë të gabuar,” tha ajo. Ajo kurrë nuk synoi të bënte asgjë të madhe —thjesht të merrte shuma të vogla. Prokurori tha se ajo kishte vjedhur nga ndërmarrja për gati njëzet vjet. 


Kështu funksionon Satani— ngadalë, me kujdes dhe në mënyra të vogla. Rrallë herë ai na afrohet përmes goditjeve të drejtpërdrejta ose sulmeve frontale. Gjithçka që Satani ka nevojë është një mundësi e hapur për të injektuar mendime jo të shenjta, dhe egocentrike në kokat tona. Nëse ne nuk i largojmë, ato qëndrojnë brenda. Dhe ai mund të vazhdojë planin e tij të lig, dhe shkatërrues. 


Ne nuk kemi pse t’i lejojmë ato mendime të gabuara të zënë vend në kokën tonë. Apostulli Pal shkruajti, “Sepse armët e luftës sonë janë . . . të fuqishme në Perëndinë. . . . [Ne] hedhim poshtë argumentet dhe teoritë dhe arsyetimet dhe çdo gjë krenare dhe të lartë që vendoset kundër njohjes [të vërtetë] të Perëndisë; dhe bëjmë rob çdo mendim që t’i bindet Krishtit. . .” (2 Korintasve 10:4–5). 


Zoti Jezus, në emrin Tënd, unë thërras për fitore. Më mundëso të sjell çdo mendim në bindje. Më ndihmo të mos i lejoj fjalët e Satanit të qëndrojnë në mendjen time dhe të vjedhin fitoren time. Amen.

Dita 2

Rreth këtij plani

Fushëbeteja  e Mendjes - Devocione

Këto devocione do t'ju pajisin me frymëzime shprese për të mposhtur inatin, konfuzionin, dënimin, frikën, dyshimin…quajeni si të dëshironi. Këto njohuri do t'ju ndihmojnë të zbuloni komplotet e armikut për t'ju konfuzua...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Ministritë Joyce Meyer për sigurimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://tv.joycemeyer.org/shqip/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë