Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Fushëbeteja e Mendjes - DevocioneShembull

Fushëbeteja  e Mendjes - Devocione

DITA 2 NGA 14

Njih Të Vërtetën 

[Jezusi tha] Nëse do të qëndroni në fjalën time [do të mbaheni fort te mësimet e Mia dhe do të jetoni sipas tyre], jeni me të vërtetë dishepujt e mi; do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë. - gjoni 8:31–32 

Në librin tim Fushëbeteja e Mendjes, unë shkruaj gjithashtu për bashkëshortin e Merit, Xhonin, një tip i tërhequr. Ai ishte një burrë që ishte abuzuar verbalisht nga mamaja e tij dhe i tallur nga shokët e tij në fëmijëri. Ai e urrente konfrontimin dhe nuk mund të mbante qëndrim ndaj vullnetit të fortë të Merit. Në mënyrën e tij, Xhoni ishte po aq i burgosur sa gruaja e tij. Ai fajësonte Merin; ajo fajësonte Xhonin — dhe këtu ne shohim përsëri mënyrat mashtruese të Satanit. 

Xhoni ishte i bindur që nuk do t’i sillte asgjë të mirë qëndrimi kundër dikujt; ai do të humbiste gjithsesi. Ai mendonte se e vetmja mënyrë për t›u shoqëruar ishte të heshtësh dhe të pranosh gjithçka që ndodh. 

Xhoni gjithashtu besonte një gënjeshtër tjetër të djallit — që ai nuk ishte me të vërtetë i dashur nga Perëndia. Si mund të ishte ai? Ai nuk ishte i denjë për t’u dashur. Për shkak se ndihej në atë mënyrë, ai kishte besuar gjënjeshtrat e djallit. “Ndihesha sikur Perëndia i tha botës, ‘Beso në Jezusin dhe do të shpëtohesh.’ Unë hyra në një lloj marrëveshje—por kurrë nuk ndihesha se vleja për t’u dashur.” 

Kjo është një nga gënjeshtrat më të mëdha të Satanit: “Ti je askush. Ti nuk vlen për asgjë.” Nëse armiku i mendjes tuaj mund t›ju bindë që jeni aq i keq ose aq i pavlerë, ai ka ngritur një fortesë në mendjen tuaj. 

Megjithëse Xhoni ishte i krishterë, mendja e tij ishte e burgosur nga armiku i tij. Xhonit i duhej të mësonte që ai është i rëndësishëm për Perëndinë. Për një kohë të gjatë, ai nuk e njihte të vërtetën. Mamaja e tij nuk i pati thënë që ai ishte i mirë, i vlefshëm, dhe një fëmijë i Perëndisë. Shokët e tij nuk e inkurajonin atë, dhe në vitet e para të martesës me Merin, kriticizmi i saj e bindi atë akoma më shumë që ai ishte një dështak i pashpresë. 

Xhoni duhet të dijë që ai është i dashur, dhe që është i vlefshëm për mbretërinë e Perëndisë si Pali, Moisiu, apo kushdo tjetër. Jezusi kujdeset për të dhe Ai është me të. Që Xhoni të fitojë betejën e tij dhe të rrëzojë fortesat mendore që djalli ka ndërtuar, ai duhet të njohë të vërtetën. Jezusi tha, “Nëse ju . . . [do të mbaheni fort te Mësimet e mia dhe do të jetoni sipas tyre ], jeni me të vërtetë dishepujt e mi; do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë” (Gjoni 8:31–32). Xhoni e mëson të vërtetën ndërsa lexon Fjalën e Perëndisë, lutet, dhe mediton mbi atë që ajo i thotë atij. Ai gjithashtu mëson ndërsa zbaton Fjalën e Perëndisë në jetën e tij të përditshme dhe ka përvojën ta shikojë të funksionojë ashtu siç tha Jezusi. Eksperienca shpesh është mësuesi më i mirë. Unë kam mësuar nga Fjala e Perëndisë dhe nga përvojat e jetës që Fjala e Perëndisë është e mbushur me fuqi dhe do të rrëzojë fortesat që Satani ka ndërtuar në mendjen tonë. 

Ju nuk mund të jeni të lirë nëse nuk e dini që armët e luftës janë të disponueshme për ju dhe që mund të mësoni t’i përdorni ato. Ndërsa mësoni t’i rezistoni Satanit dhe ta quani gënjeshtar, jeta juaj do të ndryshojë në mënyrë dramatike për mirë. 

Zot Perëndi i qiellit, më kujto që kam rëndësi për Ty dhe që jam i dashur nga Ti, edhe nëse nuk ndihem i dashur. Më ndihmo të mësoj që unë jam po aq i rëndësishëm për Ty sa çdo i krishterë tjetër dhe që Ti më do mua po aq sa do edhe ata. Unë të falenderoj Ty në emrin e Jezus Krishtit. Amen. 

Shkrimet e Shenjta

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Fushëbeteja  e Mendjes - Devocione

Këto devocione do t'ju pajisin me frymëzime shprese për të mposhtur inatin, konfuzionin, dënimin, frikën, dyshimin…quajeni si të dëshironi. Këto njohuri do t'ju ndihmojnë të zbuloni komplotet e armikut për t'ju konfuzuar dhe gënjyer, të përballeni me modelet shkatërruese të mendimit, të gjeni fitoren në transformimin e të menduarit tuaj, për të fituar forcë, inkurajim dhe, më e rëndësishmja, fitore mbi çdo betejë në mendjen tuaj.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Ministritë Joyce Meyer për sigurimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://tv.joycemeyer.org/shqip/