Udhëtim Për Në GrazhdShembull
Plani Shpengues i Perëndisë
Kur Jezusi erdhi në tokë, njerëzit e Tij nuk e njohën Atë. Edhe pse Judenjtë ishin bekuar me dëshminë e profetëve të tyre dhe me një histori të gjatë të besnikërisë së vazhdueshme të Zotit, megjithatë ata nuk e njohën Mesinë e shumëpritur. Ata pohonin se Ai do të vinte për t'i shpëtuar ata nga shtypësit e tyre politikë, për të shkatërruar adhurimin pagan dhe skllavërinë e sundimit Romak. Ai do të sillte mbretërinë e Perëndisë. Në mendjen e tyre, kjo do të thoshte të rivendosje famën dhe fuqinë e dymbëdhjetë fiseve të Izraelit.
Por Jezusi nuk erdhi t'i vërë gjërat në vijë, duke eleminuar paganët e përçmuar. Ai erdhi të tregojë një mbretëri jo të kësaj toke - dhe të sjellë të vërtetën dhe praninë e Zotit në një botë të thyer.
Sa të ndryshëm jemi nga ata që kanë humbur ardhjen e Mbretit të tyre, kur krenaria na verbon nga e vërteta e planit shpengues të Zotit? Mund të jemi si ata pak, sytë shpirtërorë të të cilëve, ishin të hapur për të parë ardhjen e vërtetë të mbretërisë së Tij.
Aktivitet:Jezusi na mësoi të luteshim për mbretërinë që do të vinte. Pyet një të huaj nëse mund të lutesh për të, për nevojat e tij specifike.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Në një natë të qetë 2000 vjet më parë, engjëjt sollën lajmin për lindjen e Shpëtimtarit tek një grup barinjsh që po kujdeseshin për kopetë e tyre. Dhe pasi dëgjuan lajmin, barinjtë braktisën gjithçka për të kërkuar një foshnjë në një grazhd në Betlehem. Mbas gjithë këtyre vitesh, ftesa nuk ka ndryshuar. Bashkohu edhe ti me doktor Charles Stanley ndërkohë që ai të ndihmon t'i afrohesh Shpëtimtarit dhe të inkurajon të marrësh kohë për të pushuar në dashurinë e Atit këtë sezon.
More