Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Udhëtim Për Në GrazhdShembull

Journey To The Manger

DITA 18 NGA 70

Ec me Anë të Besimit

Shkrimi na kujton se shumë burra dhe gra të drejtë, nuk e panë realizimin e shpresës së tyre derisa besimi i tyre të ishte testuar rëndë. Në disa raste, ata kurrë nuk panë përgjigje konkrete për disa nga lutjet e tyre, gjatë gjithë jetës së tyre. Megjithatë, kjo nuk i ndaloi ata t’i besonin Zotit ditë pas dite.

Nuk kishte asnjë profet shkrimi në Izrael për katër shekuj, por burra dhe gra si Simeoni dhe Ana—njerëz të perëndishëm që qëndruan duke pritur me padurim Mesinë e vërtetë - të bindur për besimin e tyre, se Perëndia do të bënte saktësisht atë që Ai tha se do të bënte. Ata nuk hoqën dorë nga shpresa, as në pleqërinë e tyre. Nuk është çudi, që ata e njohën të shumëpriturin menjëherë kur e panë Atë në krahët e nënës së Tij - edhe pse askush tjetër nuk e bëri.

Nuk kishte rëndësi që kjo familje e re ishte dukshëm e varfër, duke sjellë në tempull sakrificën më pak të shtrenjtë. Simeoni dhe Ana e njohën mbretërinë menjëherë, pasi ata ishin në komunikim të vazhdueshëm me Perëndinë, duke ecur me anë të besimit dhe jo me anë të shikimit.

Aktivitet: Dhuro një lodër të re në një shoqatë bamirësie të besueshme, që u shpërndan dhurata për Krishtëlindje fëmijëve në nevojë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 17Dita 19

Rreth këtij plani

Journey To The Manger

Në një natë të qetë 2000 vjet më parë, engjëjt sollën lajmin për lindjen e Shpëtimtarit tek një grup barinjsh që po kujdeseshin për kopetë e tyre. Dhe pasi dëgjuan lajmin, barinjtë braktisën gjithçka për të kërkuar një foshnjë në një grazhd në Betlehem. Mbas gjithë këtyre vitesh, ftesa nuk ka ndryshuar. Bashkohu edhe ti me doktor Charles Stanley ndërkohë që ai të ndihmon t'i afrohesh Shpëtimtarit dhe të inkurajon të marrësh kohë për të pushuar në dashurinë e Atit këtë sezon.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Shërbesën In Touch që mundësuan këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni faqen: https://intouch.cc/yv18