Udhëtim Për Në GrazhdShembull
Kujto Kush Ishte Ai
Zoti e do përkujtimin. Gjatë gjithë historisë biblike, ne e shohim Atë duke shënuar ngjarje të rëndësishme me një përmendore—ose duke bërë thirrje për një festë vjetore për të përkujtuar një moment specifik, me anë të cilës Ai tregon fuqinë dhe dashurinë e Tij të jashtëzakonshme për shpëtimin e popullit të Tij.
Pse është e rëndësishme të ruhen këto rite?
Sepse Zoti do që ne të kujtojmë kush është Ai dhe çfarë ka bërë për ne në një mënyrë më të thellë. Ai e di se duhet të përjetojmë një realitet me trup dhe me shpirt për të kuptuar me të vërtetë plotësinë e ritit.
Për Krishtlindje, besimtarët kanë mundësinë të përkujtojnë dhe festojnë një ngjarje të mrekullueshme, ndryshe nga çdo gjë tjetër: kur Zoti u bë mish dhe erdhi në botë për të na treguar rrugën e kthimit tek Ai.
Aktivitet: Shkruaj një letër inkurajuese për një person (të njohur ose jo) që do të kalojë Krishtlindjet larg shtëpisë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Në një natë të qetë 2000 vjet më parë, engjëjt sollën lajmin për lindjen e Shpëtimtarit tek një grup barinjsh që po kujdeseshin për kopetë e tyre. Dhe pasi dëgjuan lajmin, barinjtë braktisën gjithçka për të kërkuar një foshnjë në një grazhd në Betlehem. Mbas gjithë këtyre vitesh, ftesa nuk ka ndryshuar. Bashkohu edhe ti me doktor Charles Stanley ndërkohë që ai të ndihmon t'i afrohesh Shpëtimtarit dhe të inkurajon të marrësh kohë për të pushuar në dashurinë e Atit këtë sezon.
More