Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Udhëtim Për Në GrazhdShembull

Journey To The Manger

DITA 9 NGA 70

Jezusi është Shlyerësi për Shpengim

Testamenti i Vjetër parashikon një shpëtues hyjnor, i cili do të shpëtonte njerëzimin nga skllavëria dhe robëria. Një simbol i këtij shpengimi që do të vinte, ishte roli i shlyerësit të familjes, një anëtar i ngushtë i familjes që mund të zgjidhte të shpëtonte një të afërm duke paguar borxhet e tij.

Si përmbushje e kësaj shenje, Jezusi u bë Shlyerësi ynë për Shpengim. Ai u bë mish dhe gjak, në mënyrë që Ai të mund të merrte pjesë në njerëzimin tonë, duke u bërë Biri i Njeriut si dhe Biri i Perëndisë. Ai eci me ne, duke u identifikuar me ne në mënyrë që Ai të paguante borxhet tona dhe të na tregonte rrugën e kthimit te Krijuesi ynë. Askush tjetër nuk mund të na shpëtonte nga mëkatet tona dhe të na çlironte nga skllavëria.

Aktivitet: Përgatit diçka të shijshme për të ngrënë, dhe qeras fqinjët ose kolegët e tu me diçka të ëmbël.

Shkrimet e Shenjta

Dita 8Dita 10

Rreth këtij plani

Journey To The Manger

Në një natë të qetë 2000 vjet më parë, engjëjt sollën lajmin për lindjen e Shpëtimtarit tek një grup barinjsh që po kujdeseshin për kopetë e tyre. Dhe pasi dëgjuan lajmin, barinjtë braktisën gjithçka për të kërkuar një foshnjë në një grazhd në Betlehem. Mbas gjithë këtyre vitesh, ftesa nuk ka ndryshuar. Bashkohu edhe ti me doktor Charles Stanley ndërkohë që ai të ndihmon t'i afrohesh Shpëtimtarit dhe të inkurajon të marrësh kohë për të pushuar në dashurinë e Atit këtë sezon.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Shërbesën In Touch që mundësuan këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni faqen: https://intouch.cc/yv18