Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Udhëtim Për Në GrazhdShembull

Journey To The Manger

DITA 11 NGA 70

Shpengim Historik

Libri i Mateut fillon me pemën gjenealogjike më të rëndësishme në të gjithë historinë: gjenealogjinë e Jezus Krishtit. Ndonëse lista e Mateut është e përmbledhur, ajo na jep një pamje të fuqishme të familjes tokësore të Jezusit.

Publiku i hershëm Hebre do të kishte pasur familiaritet me të gjithë këta emra me rëndësi. Mateu dëshironte të theksonte se Jezusi lindi nga Fryma e Shenjtë—dhe gjithashtu nga një familje njerëzore e çrregullt, me njerëz shumë të vërtetë, me të cilët Perëndia e kishte përfshirë veten e Tij përgjatë historisë. Jezusi erdhi nga heronj dhe njerëz të thjeshtë, pionierë dhe refugjatë, prostituta të shpenguara dhe mbretër të papenduar.

Lista e emrave mund të duket e gjatë dhe e vështirë për t’u shqiptuar. Por në këtë listë ka histori të dashurisë dhe fuqisë së Zotit, të gërshetuara në shpengim me fije të panumërta dhe duke arritur kulmin në Jezusin.

Aktivitet:Shkruaj një listë të të gjitha gjërave që Zoti ka bërë për ty vitin e kaluar. Lavdëro Zotin për çdo mënyrë specifike që Ai është kujdesur për ty.

Shkrimet e Shenjta

Dita 10Dita 12

Rreth këtij plani

Journey To The Manger

Në një natë të qetë 2000 vjet më parë, engjëjt sollën lajmin për lindjen e Shpëtimtarit tek një grup barinjsh që po kujdeseshin për kopetë e tyre. Dhe pasi dëgjuan lajmin, barinjtë braktisën gjithçka për të kërkuar një foshnjë në një grazhd në Betlehem. Mbas gjithë këtyre vitesh, ftesa nuk ka ndryshuar. Bashkohu edhe ti me doktor Charles Stanley ndërkohë që ai të ndihmon t'i afrohesh Shpëtimtarit dhe të inkurajon të marrësh kohë për të pushuar në dashurinë e Atit këtë sezon.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Shërbesën In Touch që mundësuan këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni faqen: https://intouch.cc/yv18