Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Udhëtim Për Në GrazhdShembull

Journey To The Manger

DITA 15 NGA 70

Të Detyruar për të Kërkuar

Në kohën e lindjes së Krishtit, në qiell u shfaq një yll i ri i shndritshëm. Drita e tij ishte aq e fuqishme, saqë tërhoqi një grup dijetarësh nga lindja të niseshin për një udhëtim të gjatë në kërkim të një Mbreti, ardhja e të cilit ishte parashikuar. Këta ishin njerëz me njohuri të mëdha nga Azia perëndimore, të cilët kishin kaluar jetën e tyre duke kërkuar mençuri si filozofë, priftërinj dhe astrologë. E megjithatë, gjatë gjithë kërkimit të tyre shpirtëror, ata ishin të uritur për më shumë.

Të gatshëm për të lënë pas jetën e tyre të rehatshme dhe karrierat e respektuara, ata rrezikuan gjithçka për të bërë udhëtimin e rrezikshëm, përmes kushteve të ashpra dhe shumëfish të panjohura. Por për shkak se zemrat e tyre ishin kapur nga kjo shenjë, se kishte lindur një çlirues i fuqishëm, ata ishin të detyruar të kërkonin derisa ta gjenin Atë.

Ashtu si dijetarët, njëherë që kemi dalë ballë për ballë me Jezusin, mund të lëmë mënjanë njohuritë tona njerëzore me dëshirë. Në prani të urtësisë së Tij të përjetshme, le të adhurojmë me gëzim atë që kërkojmë.

Aktivitet:Bëj një akt mirësie drejt dikujt tjetër! Herën tjetër që do të marrësh një kafe ose diçka të mirë, pago edhe për personin që qëndron pas teje në radhë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 14Dita 16

Rreth këtij plani

Journey To The Manger

Në një natë të qetë 2000 vjet më parë, engjëjt sollën lajmin për lindjen e Shpëtimtarit tek një grup barinjsh që po kujdeseshin për kopetë e tyre. Dhe pasi dëgjuan lajmin, barinjtë braktisën gjithçka për të kërkuar një foshnjë në një grazhd në Betlehem. Mbas gjithë këtyre vitesh, ftesa nuk ka ndryshuar. Bashkohu edhe ti me doktor Charles Stanley ndërkohë që ai të ndihmon t'i afrohesh Shpëtimtarit dhe të inkurajon të marrësh kohë për të pushuar në dashurinë e Atit këtë sezon.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Shërbesën In Touch që mundësuan këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni faqen: https://intouch.cc/yv18