Udhëtim Për Në GrazhdShembull
Mesazhi i Krishtlindjes, nuk mbaron me një foshnje të vogël të mbështjellë në rroba të vjetra dhe të shtrirë në një grazhd. Ne duhet të kujtojmë arsyen e lindjes së foshnjes. Mesazhi i plotë i Krishtëlindjes, është se Zoti i përjetshëm, erdhi në tokë si një njeri për të shpëtuar krijimin e Tij. Ai foshnje i vogël i mbështjellë në rroba të vjetra, erdhi për një qëllim: Ai erdhi të vdesë.
Ato duar të vogla të foshnjës, që dridheshin dhe mundoheshin brënda një djepi prej druri të pagdhendur, ishin të njëjtat duar të marangozit, që më vonë u gozhduan në një kryq të vjetër gropa-gropa prej druri. Ato ishin të njëjtat duar që megjithëse me shenja plagësh, mbështollën me kujdes vetë veshjet e Tij të varrosjes, pasi mposhtën mëkatin dhe vdekjen, në mënyrë që të mund të na jepte jetën e përjetshme. Dhe ato janë të njëjtat duar, që me dashuri arrijnë dhe na kapin pa pushim, gjatë gjithë kësaj jete shpesh të vështirë.
Këtë sezon Krishtlindjesh, kur të gjithë do të duken kaq shumë në nxitim dhe të shqetësuar, mos e lër veten të kapesh në zënka dhe materializëm.
Aktivitet:Bëj diçka me duart e tua - një kartolinë, një vizatim, një avion prej letre - dhe jepja dikujt si një dhuratë spontane.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Në një natë të qetë 2000 vjet më parë, engjëjt sollën lajmin për lindjen e Shpëtimtarit tek një grup barinjsh që po kujdeseshin për kopetë e tyre. Dhe pasi dëgjuan lajmin, barinjtë braktisën gjithçka për të kërkuar një foshnjë në një grazhd në Betlehem. Mbas gjithë këtyre vitesh, ftesa nuk ka ndryshuar. Bashkohu edhe ti me doktor Charles Stanley ndërkohë që ai të ndihmon t'i afrohesh Shpëtimtarit dhe të inkurajon të marrësh kohë për të pushuar në dashurinë e Atit këtë sezon.
More