Udhëtim Për Në GrazhdShembull
Dashuri e Pafund
Dashuria e Zotit nuk është e kufizuar në përvojën e shpëtimit; ajo shtrihet në çdo fushë të jetës. Në kopshtin e Edenit - edhe pasi Adami dhe Eva mëkatuan - Perëndia kurrë nuk e braktisi dashurinë e Tij për njerëzimin. Ai mund të hiqte dorë prej tyre, por nuk e bëri. Ai i donte dhe ishte i vendosur t'i rikthente sërisht ata, në një marrëdhënie dashurie me Të. Gjatë Testamentit të Vjetër, ne shohim që Zoti në vazhdimësi shkonte drejt dashurisë, gjatë gjithë kohës duke përgatitur skenën për ardhjen e shpëtimit të Tij.
Jezus Krishti është përmbushja e premtimit të vjetër, për hirin e përsosur të shpëtimit për njerëzimin. Lindja e Tij është shënimi i shkruar me dorë i Krijuesit për ne, që shpall dashurinë e Tij të përjetshme, duke na ndjekur dhe shpëtuar gjatë gjithë kohës. Ai mund të kishte qëndruar në parajsë, larg stresit dhe mundimeve të kësaj bote të thyer, por Ai e dinte që ne kemi nevojë për dashurinë që vetëm Ai mund të ofrojë. Kështu që ndërsa feston lindjen e Shpëtimtarit tonë, merr parasysh atë që thotë për dashurinë e Tij të thellë për ty.
Aktivitet: Shko tek një i afërm ose mik me të cilin duhet të pajtohesh. Fal, sepse Zoti së pari, të fali ty.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Në një natë të qetë 2000 vjet më parë, engjëjt sollën lajmin për lindjen e Shpëtimtarit tek një grup barinjsh që po kujdeseshin për kopetë e tyre. Dhe pasi dëgjuan lajmin, barinjtë braktisën gjithçka për të kërkuar një foshnjë në një grazhd në Betlehem. Mbas gjithë këtyre vitesh, ftesa nuk ka ndryshuar. Bashkohu edhe ti me doktor Charles Stanley ndërkohë që ai të ndihmon t'i afrohesh Shpëtimtarit dhe të inkurajon të marrësh kohë për të pushuar në dashurinë e Atit këtë sezon.
More