Udhëtim Për Në GrazhdShembull
Shumë prej nesh mund të supozojnë se nëse Jezusi do të vinte në tokë sot, Ai do të zgjidhte një familje të arsimuar dhe të pasur për t'u rritur—dhe lajmi i lavdishëm i lindjes së Tij, do t’i shpallej një grupi të përzgjedhur pastorësh të rëndësishëm. Megjithatë realiteti i tregimit të Krishtlindjes, tregon ndryshimin midis vizionit të Perëndisë dhe standardeve tona botërore. Sot, Jezusi mund të ishte lindur nga një mekanik punëtor në një lagje të varfër dhe nga e fejuara e tij kamariere. Dhe ndoshta engjëjt do t’i ishin shfaqur një grupi të ish-të dënuarve, duke punuar deri vonë për të përfunduar një punë për gërmimet e kanaleve.
Ne shpesh e harrojmë se sa larg ishin Maria dhe Jozefi, nga çdo lloj rëndësie shoqërore dhe se si barinjtë, shiheshin si të papastër dhe të pabesueshëm për standardet Hebraike. Çdo person që u mblodh rreth grazhdit të Jezusit atë natë të pakrahasueshme, përjetoi refuzim dhe izolim. Megjithatë, këta ishin njerëzit e veçantë që Zoti zgjodhi për të përjetuar një nga ngjarjet më të shenjta të të gjitha kohërave. Ai pa zemrat e tyre dhe vlerën e tyre të vërtetë - edhe kur askush tjetër nuk e bëri.
Aktivitet:Mblidh disa miq dhe shërbeni një vakt në një strukturë të qytetit për të pastrehët.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Në një natë të qetë 2000 vjet më parë, engjëjt sollën lajmin për lindjen e Shpëtimtarit tek një grup barinjsh që po kujdeseshin për kopetë e tyre. Dhe pasi dëgjuan lajmin, barinjtë braktisën gjithçka për të kërkuar një foshnjë në një grazhd në Betlehem. Mbas gjithë këtyre vitesh, ftesa nuk ka ndryshuar. Bashkohu edhe ti me doktor Charles Stanley ndërkohë që ai të ndihmon t'i afrohesh Shpëtimtarit dhe të inkurajon të marrësh kohë për të pushuar në dashurinë e Atit këtë sezon.
More