Udhëtim Për Në GrazhdShembull
Takimi me Jezusin
Imagjino habinë e barinjve kur një engjëll i Zotit u foli atyre, i shoqëruar nga një turmë e madhe të ftuarish qiellorë, të cilët e mbushën qiellin e natës me dritë dhe muzikë të botës tjetër. Dhe imagjino kënaqësinë e tyre, ndërsa lanë fushat dhe delet e tyre, për të gjetur gjithçka që u kishte thënë engjëlli.
Megjithatë, përvoja që i ndryshoi jetën më shumë atë natë, ishte takimi ballë për ballë me Mesian. Kjo i preku zemrat e tyre për të adhuruar. Engjëjt u thanë barinjve të përulur, se kush ishte ky fëmijë që ishte në një stallë të pisët, dhe zemrat e tyre të mbushura me shpresë i lejuan ata që ta njihnin Atë, dhe t'i jepnin Atij nderin dhe adhurimin që meritonte si Mbret.
Po kështu, kur takohesh me Jezusin dhe e sheh Atë për atë që Ai është, perceptimi i dashurisë dhe lavdisë së Tij, do ta mbushi zemrën me falënderim dhe do të bëjë të dëshirosh ta njohësh më mirë Atë.
Aktivitet: Bëj një listë me himnet e tua të preferuara të Krishtlindjeve ose me këngë adhurimi. Ndërsa kalon kohë duke dëgjuar, reflekto për dashurinë e jashtëzakonshme të Zotit për ty.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Në një natë të qetë 2000 vjet më parë, engjëjt sollën lajmin për lindjen e Shpëtimtarit tek një grup barinjsh që po kujdeseshin për kopetë e tyre. Dhe pasi dëgjuan lajmin, barinjtë braktisën gjithçka për të kërkuar një foshnjë në një grazhd në Betlehem. Mbas gjithë këtyre vitesh, ftesa nuk ka ndryshuar. Bashkohu edhe ti me doktor Charles Stanley ndërkohë që ai të ndihmon t'i afrohesh Shpëtimtarit dhe të inkurajon të marrësh kohë për të pushuar në dashurinë e Atit këtë sezon.
More