Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Udhëtim Për Në GrazhdShembull

Journey To The Manger

DITA 7 NGA 70

Shoqëri e Hershme me Zotin

Misioni i dashurisë së Zotit fillon edhe mëpërpara kopshtit të Edenit. Para themelimit të botës dhe gjatë gjithë kohës, Ai lëvizte gjithnjë e më shumë drejt një qëllimi: rivendosjes së marrëdhënies së Tij të hershme me njeriun.

Para se të dëboheshin nga Kopshti, Adami dhe Eva u pajisën me mbështjellje të bëra nga lëkurat e kafshëve. Ky veprim i Zotit - sakrifikimi i jetës së këtyre kafshëve për të mbuluar turpin e njeriut - ishte një parashikim i sakrificës së ardhshme të Krishtit, e cila na siguroi shpëtimin e vërtetë dhe të plotë.

Jezusi erdhi në tokë me një mision dashurie. Përmes sakrificës së Tij të madhe, ne jemi rikthyer në vendin tonë të hershëm të miqësisë me Krijuesin tonë.

Aktivitet:A njeh dikë që nuk ndihet rehat në kishë? Ftoje atë person të marri pjesë në shërbimin tjetër bashkë me ty, në mënyrë që të mos ndihet vetëm.

Shkrimet e Shenjta

Dita 6Dita 8

Rreth këtij plani

Journey To The Manger

Në një natë të qetë 2000 vjet më parë, engjëjt sollën lajmin për lindjen e Shpëtimtarit tek një grup barinjsh që po kujdeseshin për kopetë e tyre. Dhe pasi dëgjuan lajmin, barinjtë braktisën gjithçka për të kërkuar një foshnjë në një grazhd në Betlehem. Mbas gjithë këtyre vitesh, ftesa nuk ka ndryshuar. Bashkohu edhe ti me doktor Charles Stanley ndërkohë që ai të ndihmon t'i afrohesh Shpëtimtarit dhe të inkurajon të marrësh kohë për të pushuar në dashurinë e Atit këtë sezon.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Shërbesën In Touch që mundësuan këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni faqen: https://intouch.cc/yv18