Udhëtim Për Në GrazhdShembull

Emanuel
Profetët e Testamentit të Vjetër nuk e dinin se kur do të bëheshin të vërteta fjalët e tyre; ata thjesht mbanin shënim atë që Fryma e Perëndisë u tregonte. Kështu që kur Isaia shkroi: "Ja, e virgjëra do të mbetet me barrë dhe do të lindë një fëmijë të cilin do ta quajë Emanuel " (Mat. 1:23; krh. Isa. 7:14), ai nuk kishte asnjë ide kur do të ndodhte kjo gjë.
Emanuel do të thotë “Zoti me ne.” Prania e Jezusit në tokë, ishte hapi i parë për rivendosjen e intimitetit që njeriu humbi në kopshtin e Edenit. Jeta e tij ishte shprehje personale e Zotit për qëllime të dashura ndaj nesh. Sot, ne mund të gëzohemi në bekimin e pakrahasueshëm të të jetuarit brenda përmbushjes së premtimit, që Zoti i dha botës, nëpërmjet Isaisë mijëra vjet më parë.
Aktivitet: Shijoje praninë e Tij: Shiko filmin tënd të preferuar të Krishtlindjes dhe kërko nga Fryma e Shenjtë të të zbulojë diçka të re për natyrën e Zotit përmes filmit.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Në një natë të qetë 2000 vjet më parë, engjëjt sollën lajmin për lindjen e Shpëtimtarit tek një grup barinjsh që po kujdeseshin për kopetë e tyre. Dhe pasi dëgjuan lajmin, barinjtë braktisën gjithçka për të kërkuar një foshnjë në një grazhd në Betlehem. Mbas gjithë këtyre vitesh, ftesa nuk ka ndryshuar. Bashkohu edhe ti me doktor Charles Stanley ndërkohë që ai të ndihmon t'i afrohesh Shpëtimtarit dhe të inkurajon të marrësh kohë për të pushuar në dashurinë e Atit këtë sezon.
More