Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Udhëtim Për Në GrazhdShembull

Journey To The Manger

DITA 5 NGA 70

Mishërimi

Pjesa më e famshme e kryeveprës së Michelangelos, në tavanin e Kapelës Sistinë, quhet Krijimi i Adamit. Adami mbështetet mbi një shkëmb, ndërsa Zoti, duke lëvizur me shpejtësi nëpër re, shtrin gishtin e Tij krijues drejt njeriut të parë. Adami zgjatet drejt Zotit dhe gishtat e tyre të shtrirë pothuajse bashkohen - por nuk preken.

Krahaso këtë imazh me bukurinë e mishërimit: Zoti bëhet mish në mënyrë që Ai jo vetëm të jetë afër krijimit të Tij, por edhe të jetojë si një prej nesh, plotësisht njerëzor dhe plotësisht hyjnor. Fjala "mishërim" mund të tingëllojë si një fjalë teologjike, por në të vërtetë është një fjalë që përfaqëson një intimitet të jashtëzakonshëm.

Jezusi u bë një foshnje, pastaj një fëmijë, pastaj një adoleshent, dhe më pas një burrë i rritur - në mënyrë që Ai të lidhej ngushtë me ne në çdo mënyrë. Nuk ka sakrificë që mund të krahasohet me atë të Tij.

Aktivitet: Kalo ca kohë vetëm në natyrë. Mendo se si jeta tokësore e Jezusit i mundëson Atij të lidhet me ty aty ku je.

Shkrimet e Shenjta

Dita 4Dita 6

Rreth këtij plani

Journey To The Manger

Në një natë të qetë 2000 vjet më parë, engjëjt sollën lajmin për lindjen e Shpëtimtarit tek një grup barinjsh që po kujdeseshin për kopetë e tyre. Dhe pasi dëgjuan lajmin, barinjtë braktisën gjithçka për të kërkuar një foshnjë në një grazhd në Betlehem. Mbas gjithë këtyre vitesh, ftesa nuk ka ndryshuar. Bashkohu edhe ti me doktor Charles Stanley ndërkohë që ai të ndihmon t'i afrohesh Shpëtimtarit dhe të inkurajon të marrësh kohë për të pushuar në dashurinë e Atit këtë sezon.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Shërbesën In Touch që mundësuan këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni faqen: https://intouch.cc/yv18