Udhëtim Për Në GrazhdShembull
Drita Mposht
Lindja e Jezusit erdhi në një kohë kur errësira shpirtërore mbulonte tokën. Populli i Izraelit pothuajse kishte braktisur të gjitha rrugët e Zotit. Tempulli ishte bërë një shesh pazari; flijimet ofroheshin veç për hir të detyrimit dhe traditës, dhe jo nga uria e brendshme për të adhuruar Zotin. Dhe shpresa për ardhjen e Mesisë, ishte shpesh një dëshirë tokësore për shpëtimin nga forcat ushtarake dhe nga shkatërrimi i shtypësve Romakë.
Por Jezusi erdhi për një qëllim që i tejkaloi plotësisht këto mënyra të menduari. Në të vërtetë, Ai erdhi për të shkatërruar veprat e armikut - domethënë armikun e shpirtrave tanë. Ai vendosi mbretërinë e Tij në tokë duke e dhënë jetën e Tij si një ofertë dashurie dhe falje - në mënyrë që të gjithë burrat dhe gratë të kenë një jetë të vërtetë e të bollshme.
Aktivitet: Ndriço ditën e dikujt—merr disa miq dhe shko të këndosh. Nëse lagjia jote nuk është një mundësi, provo të shkosh në një strukturë strehimi për personat me aftësi të kufizuara.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Në një natë të qetë 2000 vjet më parë, engjëjt sollën lajmin për lindjen e Shpëtimtarit tek një grup barinjsh që po kujdeseshin për kopetë e tyre. Dhe pasi dëgjuan lajmin, barinjtë braktisën gjithçka për të kërkuar një foshnjë në një grazhd në Betlehem. Mbas gjithë këtyre vitesh, ftesa nuk ka ndryshuar. Bashkohu edhe ti me doktor Charles Stanley ndërkohë që ai të ndihmon t'i afrohesh Shpëtimtarit dhe të inkurajon të marrësh kohë për të pushuar në dashurinë e Atit këtë sezon.
More