Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Udhëtim Për Në GrazhdShembull

Journey To The Manger

DITA 2 NGA 70

Jezusi Ishte Premtimi i Perëndisë

Profet pas profeti parashikuan ardhjen e Mesisë. Shumë zakone dhe festa të Izraelit ishin hije të përmbajtjes që do të vinte me shfaqjen e Tij. Megjithatë, ndërkohë që shekujt kalonin njëri pas tjetrit, jeta dukej sikur vazhdonte si zakonisht pa ndërprerjen e premtuar hyjnore. A ishin fjalët e Zotit për popullin e Tij vetëm premtime boshe? A ishin të gjithë profetët gabim? A ishte njeriu i paracaktuar të jetonte në zinxhirët e mëkatit dhe skllavërisë?

Pastaj, në një ditë që filloi pak a shumë si çdo ditë tjetër, ajo ndërprerje hyjnore e shumëpritur u paraqit në formën e një foshnje që do të ndryshonte fatin e njerëzimit. Për të gjithë ata që ende e prisnin, Jezusi erdhi në heshtje dhe pa rënie borish. Por në ditën e lindjes së Tij, bota ndryshoi thellësisht. Asgjë nuk do të ishte më si më parë.

Aktivitet:Reflekto për dëshminë tënde. Shkruaj në mënyrë specifike se si ndryshoi jeta jote kur pranove Jezusin. Ndaje me një mik besimtar për ta nxitur atë drejt një besimi më të madh.

Shkrimet e Shenjta

Dita 1Dita 3

Rreth këtij plani

Journey To The Manger

Në një natë të qetë 2000 vjet më parë, engjëjt sollën lajmin për lindjen e Shpëtimtarit tek një grup barinjsh që po kujdeseshin për kopetë e tyre. Dhe pasi dëgjuan lajmin, barinjtë braktisën gjithçka për të kërkuar një foshnjë në një grazhd në Betlehem. Mbas gjithë këtyre vitesh, ftesa nuk ka ndryshuar. Bashkohu edhe ti me doktor Charles Stanley ndërkohë që ai të ndihmon t'i afrohesh Shpëtimtarit dhe të inkurajon të marrësh kohë për të pushuar në dashurinë e Atit këtë sezon.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Shërbesën In Touch që mundësuan këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni faqen: https://intouch.cc/yv18