Çdo ditë me radhëShembull
«Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë» (Lu. 21:33).
Fjala e Perëndisë është jo vetëm e përjetshme; ajo është absolutisht e sigurt për t'u përmbushur. Në Mateu 5:18 Jezusi tha se asnjë jotë a asnjë pikë e ligjit nuk do të kalojë para se të plotësohet gjithçka. Jota është një shkronjë e alfabetit hebraik që i ngjan një presje a apostrofi. Pika është një shenjë pikësimi e një shkronje hebraike; ne mund ta krahasojmë atë me vijën e poshtme të një shkronje E të madhe që e dallon shkronjën E nga shkronja F. Me fjalë të tjera, Jezusi po thoshte se fjala e Perëndisë do të përmbushet deri në hollësitë më të vogla.
Renegati [Femohuesi] Julian, një perandor romak që jetoi 331-36 m.K., vendosi që të përgënjeshtronte Biblën dhe të diskreditonte krishterimin. Pjesa e veçantë që zgjodhi për të përgënjeshtruar ishte Luka 21:24 - «Dhe ata do të bien nga tehu i shpatës, do t'i çojnë robër ndër të gjitha kombet, dhe Jerusalemin do ta shkelin paganët, derisa të plotësohen kohët e paganëve». Ai filloi t'i inkurajonte judenjtë që të rindërtonin tempullin. Sipas Gibbonit në «Dobësimi dhe rënia e perandorisë romake», ata iu futën punës me zell, madje duke përdorur lopata të argjendta në ekstravagancën e tyre dhe e mbartnin dheun në perde të purpurta. Por ndërsa ishin duke punuar, ata u ndërprenë nga një tërmet dhe nga lëmshe zjarri që dilnin nga toka. Iu desh që ta braktisnin projektin.
Pothuaj 600 vjet para Krishtit, Ezekieli profetizoi se porta lindore e Jerusalemit do të mbyllej dhe që do të mbetej e mbyllur deri kur të vijë «princi» (Eze. 44:3). Shumë studentë të Biblës e kuptojnë «princin» që të jetë Mesia. Porta, që më pas u quajt porta e artë, u mbyll nga Sulltan Sulejmani në 1543 m.K. Në planin e Kaiser Vilhelmit për të pushtuar Jerusalemin, ai shpresonte që të hynte nga kjo portë, por shpresa e tij u shkatërrua. Porta vazhdon të jetë e mbyllur.
Volteri u mburr se Bibla do të jetë një libër i vdekur pas 100 vjetësh. Kur të njëqind vjetët kishin kaluar, Volteri kishte vdekur dhe shtëpia e tij ishte kthyer në zyrat qendrore për «Shoqëria e Biblës së Gjenevës». Ingersoli pati një mburrje të njëjtë. Ai tha se do ta gjente Biblën në morg pas 15 vjetësh. Ishte ai, jo Bibla, që shkoi në morg. Bibla i lë pas të gjithë kritikët e saj.
Ju do të mendoni se njerëzit do të zgjohen para faktit që Bibla është Fjala e përjetshme e Perëndisë dhe që ajo nuk do të kalojë kurrë. Por, atëherë, siç tha Xhonatan Suifti (Jonathan Swift): «Nuk ka asnjë aq të verbër, sa ata që nuk e shohin».

Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al