Çdo ditë me radhëShembull
«Krishti e ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten për të» (Efe. 5:25).
Kisha zë një vend të një rëndësie të pamasë në mendjen e Krishtit dhe ajo duhet të jetë tejet e rëndësishme edhe për vlerësimin tonë gjithashtu.
Ne e shohim rëndësinë e saj nga hapësira e dukshme që ajo zë në Dhiatën e Re. Gjithashtu ajo kishte një vend të rëndësishëm në shërbesën e apostujve. Pali, për shembull, foli për shërbesën e tij të dyfishtë – të predikonte Ungjillin dhe të shpallte të vërtetën e kishës (Efe. 3:8, 9). Apostulli foli për kishën me një entuziazëm që, çuditërisht, mungon sot. Kudo ku shkuan ata ngritën kisha, ndërsa tendenca sot është të fillosh organizata të krishtera.
E vërteta e kishës formoi kulmin e zbulimit biblik (Kol. 1:25, 26). Ajo ishte doktrina e fundit kryesore për t'u zbuluar.
Kisha është një objekt mësimor për qeniet engjëllore (Efe. 3:10). Ata marrin mësime nga ajo rreth urtësisë shumëfaqëshe të Perëndisë.
Kisha është njësia mbi tokë përmes së cilës Perëndia ka zgjedhur të përhapë dhe mbrojë besimin (1 Tim. 3:15). Ai flet për të si shtylla dhe mbështetja e së vërtetës. Ne jemi mirënjohës për organizatat parakishtare që i janë kushtuar përhapjes së Ungjillit dhe udhëzimit të besimtarëve, por është gabim kur ato zënë vendin e kishës lokale në jetën e anëtarëve të tyre. Perëndia premtoi se portat e hadesit [ferrit] nuk do ta mundin kishën (Mt. 16:18), por Ai nuk e dha kurrë këtë premtim për organizatat e krishtera.
Pali flet për kishën si plotësia e Atij që mbush çdo gjë në të gjithë (Efe. 1:20-23). Me hir mahnitës, Kreu nuk e konsideron Veten të plotë pa gjymtyrët e Tij.
Kisha është jo vetëm trupi i Krishtit (1 Kor. 12:12, 13); ajo është gjithashtu nusja e Tij (Efe. 5:25-27, 31, 32). Si trupi ajo është mjeti përmes së cilës Ai zgjedh të shpreh Veten para botës në këtë epokë. Si nusja, ajo është objekti i veçantë i dashurisë së Tij që po përgatit për të ndarë në mbretërimin dhe lavdinë e Tij.
Nga tërë ato që u thanë më sipër, ne detyrohemi të arrijmë në përfundimin se asambleja më e dobët e besimtarëve do të thotë më shumë për Krishtin se perandoria më e madhe në botë. Ai flet për kishën me terma përkëdhelës e të ëmbël dhe me dinjitet unik. Ne duhet të përfundojmë gjithashtu se një plak në një kishë lokale do të thotë më shumë për Perëndinë se një president apo një mbret. Të pakta janë udhëzimet që gjenden në Dhiatën e Re se si të jesh një sundues i mirë, por i kushtohet hapësirë e konsiderueshme punës së një plaku.
Nëse e shohim njëherë kishën ashtu siç e sheh Zoti, kjo do të revolucionarizojë jetën dhe shërbesën tonë.

Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al