Çdo ditë me radhëShembull
«Sepse, në qoftë se ne mëkatojmë me dashje mbasi kemi marrë dijeni të së vërtetës, nuk mbetet më asnjë flijim për mëkatet, por vetëm një pritje gjyqi e tmerrshme dhe një e ndezur zjarri që do të përpijë kundërshtarët» (Heb. 10:26, 27).
Ky është njëri nga disa vargje në Dhiatën e Re që është tejet shqetësues për shumë të krishterë të sinqertë e të ndërgjegjshëm. Ata arsyetojnë kështu: Unë përballem me një tundim për të mëkatuar. E di që është e gabuar. E di që nuk duhet ta bëj dhe, prapëseprapë, vazhdoj dhe e bëj gjithsesi. Unë nuk bindem me paramendim. Me duket se unë po mëkatoj me dashje. Prandaj, duket nga ky vargu sikur e kam humbur shpëtimin tim.
Problemi del pasi ata e marrin këtë varg jashtë kontekstit dhe bëjnë që të thotë diçka që nuk ka patur kurrë si qëllim të përçojë. Konteksti ka të bëjë me mëkatin e apostazisë [femohimit] – mëkati kur dikush pohon se është së një besimtar për pak kohë, por që më pas e hedh poshtë besimin e krishterë dhe zakonisht e identifikon veten me ndonjë sistem që e kundërshton Krishtin. Femohuesi përshkruhet në vargun 29: ai e ka shkelur me këmbë Birin e Perëndisë dhe e ka konsideruar profan gjakun e besëlidhjes me të cilin u shenjtërua dhe ka fyer Frymën e hirit. Me kthimin e tij të hidhur kundër Krishtit ai tregon se nuk ka lindur përsëri kurrë.
Supozoni se dikush e dëgjon Ungjillin dhe zhvillon një ndjenjë të ngrohtë karshi besimit të krishterë. Ai e lë fenë e trashëguar dhe adopton etiketën e krishterë pa u konvertuar me të vërtetë. Por më pas fillon përndjekja dhe mendon sërish rreth njohjes nga të tjerët si i krishterë. Përfundimisht, ai vendos të kthehet në fenë e tij të vjetër. Por nuk është aq e lehtë. Supozoni «se para se drejtuesit [e kishës] janë gati që ta kthejnë mbrapa renegatin, ata kanë një ceremoni të vogël që ai duhet të kalojë. Ata marrim gjakun e një derri dhe e spërkatin mbi dysheme. Më pas ata thonë: «Ky gjak përfaqëson gjakun e Krishtit. Nëse dëshiron të kthehesh në fenë e prindërve të tu, ju duhet të shkelni mbi të». Dhe këtë ai bën. Në të vërtetë, ai është duke shkelur me këmbë Birin e Perëndisë dhe duke e konsideruar profan gjakun e Tij. Ky njeri është një femohues. Ai ka kryer mëkatin me dashje.
Një besimtar i vërtetë nuk mund ta kryejë këtë mëkat me dashje. Ai mund të kryejë akte të tjera të mëkatit që e di se janë të gabuara. Ai mund ta shkel me paramendim ndërgjegjen e tij. Kjo është serioze në sytë e Perëndisë dhe nuk duhet të themi asgjë që e justifikon këtë. Por, prapëseprapë, ai mund të gjejë falje duke e rrëfyer dhe braktisur mëkatin e tij. Nuk është kështu me femohuesin. Verdikti për të është se nuk mbetet më asnjë flijim për mëkatet (vargu 26b) dhe është e pamundur t'i sjellësh përsëri në pendim (Heb. 6:6).

Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al