Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Çdo ditë me radhëShembull

Çdo ditë me radhë

DITA 359 NGA 366

«I pasuri e mendon pasurinë e tij si një mbrojtje të pathyeshme, si një mur të lartë sigurimi. Çfarë ëndërrimtari!» (Fja. 18:11, Bibla e Gjallë).

Pasaniku i pamend në ungjillin e Lukës kishte aq shumë pasuri, sa nuk dinte se çfarë të bënte me të. Kështu që vendosi t'i prishte hangarët dhe siloset e tij dhe t'i ndërtonte më të mëdha. Më pas ai mendoi se do të ndihej i kënaqur, duke mos ditur që do të vdiste posa të kishe përfunduar projektin e ndërtimit. Pasuria që kishte nuk do ta shpëtonte nga vdekja dhe varri.

Sideri thotë: «Pasaniku i pamend është mishërimi i njeriut lakmitar. Ai ka një shtrëngim lakmitari për të siguruar gjithnjë e më shumë zotërime, edhe pse ato nuk i nevojiten. Dhe sukesi i jashtëzakonshëm që ka për të grumbulluar gjithnjë e më shumë prona çon në përfundimin blasfemues që zotërimet materiale mund të plotësojnë të gjitha nevojat e tij. Megjithëkëtë, nga perspektiva hyjnore, ky qëndrim është marrëzi e plotë. Ai është një i pamend që flet përçart».

Është një legjendë rreth një burri që donte të bëhej i pasur në tregun e bursës. Kur dikush i tha se ai mund të kishte çdo gjë që dëshironte, ai tha se do t'i pëlqente të shikonte gazetën e pas një viti të po asaj dite. Sigurisht, ideja e tij ishte që të fitonte pasuri duke blerë ato bursa që do të ngriheshin më shumë gjatë vitit të ardhshëm. Kur e mori gazetën, ai vështroi ngultas se sa i pasur mund të bëhej. Por më pas ai i hodhi një sy lajmërimeve të vdekjeve dhe atje ishte emri i tij.

Psalmisti i përçmon njerëzit e pasur, «mendimi i brendshëm» i të cilëve është se shtëpitë e tyre do të qëndrojnë përgjithnjë, që banesat e tyre janë për tërë brezat; ata i kanë quajtur tokat sipas emrave të tyre (Psa. 49:11, NASB). Por ata vdesin dhe pasurinë ua lënë të tjerëve. «Njeriu në salltanetin [madhështinë] e tij nuk e ka të gjatë; ai është si kafshët që mbarojnë» (Psa. 49:12, NASB).

Është një thënie e vërtetë se paratë janë pasaporta universale për kudo, përveçse për në qiell, dhe siguruesi universal për gjithçka, veçse për lumturi.

Asnjë i pasur nuk ka patur ndonjëherë shenjën e dollarit të gdhendur mbi gurin e varrit të tij, edhe pse paratë kanë qenë mania e jetës së tij. Nëse do të përdorte simbolin që ka patur epërsi në jetën e tij, do të ishte $. Por në vdekje ai zgjedh një simbol fetar si, për shembull, një kryq. Është një gjest i fundit i hipokrizisë. Të drejtët e shohin dhe thonë: «Ja, ky është njeriu që nuk e kishte bërë Perëndinë kështjellë të tij; por kishte besim në bollëkun e pasurive të tij dhe bëhej i fortë nga ligësia e tij» (Psa. 52:7). Dhe Perëndia shkruan epitafin e tij: «Kështu i ndodh atij që grumbullon thesare për vete dhe nuk është i pasur ndaj Perëndisë» (Lu. 12:21).

Shkrimet e Shenjta

Dita 358Dita 360

Rreth këtij plani

Çdo ditë me radhë

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.

More

Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al