Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Çdo ditë me radhëShembull

Çdo ditë me radhë

DITA 363 NGA 366

«Si dikush që e kap nga veshët një qen është kalimtari që përzihet në një grindje që nuk i përket» (Fja. 26:17, NASB).

Ne duhet të kuptojmë para së gjithash se qeni i përmendur në këtë varg nuk është ai qeni irlandez, miqësor dhe i butë që nuk e ka problem fare nëse e kap nga veshët. Këtu bëhet fjalë për atë qenin e egër, hungërues e të rrugicave me një gatishmëri të keqe dhe me dhëmbë përjashta. Do të jetë e pamundshme që në fillim për t'iu afruar aq sa ta kapësh nga veshët. Por nëse po, do të përballesh me një dilemë të dëshpëruar; ju do të kishit frikë ta mbanit dhe do të kishit frikë ta lëshonit.

Ky, pra, është një ilustrim grafik i njeriut që përfshihet në një grindje që nuk ka të bëjë me të. Shumë shpejt ai ka ngjallur zemërimin e të dy kundërshtarëve.

Secili prej tyre mendon se njeriu ndërhyrës po pengon çdo mundësi të fitores, kështu që ata i harrojnë mospajtimet e tyre dhe bashkohen për të luftuar atë.

Ne qeshim me irlandezin që shkoi te dy burra që kishin filluar një grindje me grushte dhe i pyeti: «A është kjo një grindje private apo çdokush mund të marrë pjesë?» Megjithëkëtë, ka një damar ngatërrestar në secilin prej nesh që na tundon të përzihemi në zënka që nuk është puna jonë.

Policët duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm kur thirren në një skenë kur një burrë dhe gruaja janë duke u grindur. Nëse është kështu, sa më shumë kujdes duhet të bëjë qytetari i zakonshëm për të futur hundët në grindjet shtëpiake të të tjerëve!

Ndoshta një nga ilustrimet më të mira për proverbin e sotëm janë problemet në kishë. Ato fillojnë zakonisht midis dy njerëzve. Më pas të tjerët marrin anë të ndryshme. Ajo që filloi si një shkëndijë shumë shpejt bëhet një zjarr i madh. Njerëz që nuk kanë lidhje me problemin ngulin këmbë që të shtojnë deklaratat e tyre të mençura, sikur të ishin orakulli i Delfit. Kemi shpërthime të temperamentit, shpartallim të miqësive dhe thyerje të zemrave. Ndërsa beteja rritet në intensitet, kongregacioni dëgjon njoftime të problemve koronare, goditje, ulcera dhe probleme të tjera fizike. Ajo që filloi si një rrënjë e hidhur përhapet deri sa shumë ndoten.

Paralajmërimi për të mos u përzier në grindje që u përkasin të tjerëve mund të duket se bie ndesh me fjalët e Shpëtimtarit: «Lum ata që përpiqen për paqen, sepse ata do të quhen bij të Perëndisë» (Mt. 5:9). Por nuk ka asnjë kundërshtim. Ka vend për një paqedashës kur palët e kundërta janë të gatshme që të arbitrohet diskutimi i tyre. Përndryshe ai që përzihet arrin vetëm ta fut veten në një situatë prej së cilës nuk ka largim të lehtë dhe pa dhimbje.

Shkrimet e Shenjta

Dita 362Dita 364

Rreth këtij plani

Çdo ditë me radhë

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.

More

Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al