Çdo ditë me radhëShembull
«Ne jemi të tutë, David; jemi me ty, o biri i Jeseut! Paqe, paqe ty dhe paqe atij që të ndihmon, sepse Perëndia yt të ndihmon» (1 Kro. 12:18).
Kjo shprehje fisnike e besnikërisë ndaj Davidit duhet të huazohet nga të gjithë besimtarët si një shprehje e përkushtimit të tyre ndaj Zotit Jezus Krisht. Nuk ka vend për besnikëri me gjysmë zemre apo për besë të ndarë ndaj Mbretit të mbretërve. Ai duhet të ketë të gjithë zemrën tonë.
Më ka lënë gjithmonë përshtypje historia e një ushtari francez që u plagos rëndë në një nga luftërat e Napolonit. Doktorët vendosën se për të shpëtuar jetën e tij ishte e domosdoshme kirurgjia. Bëhet fjalë në ditët para anestezisë. Ndërsa kirurgu këqyrte kraharorin e ushtarit, pacienti i tha: «Këqyr pak më thellë, doktor, dhe do të gjesh perandorin». Në njëfarë kuptimi perandori ishte kurorëzuar në zemrën e tij.
Kur Elizabeta u kurorëzua mbretëreshë ndërsa ishte ende mjaft e re, nëna e saj, mbretëresha Maria, i shkroi një letër besnikërie dhe e firmosi: «Nëna jote e dashur dhe nënshtetase e përkushtuar». Kështu ajo shprehu besnikërinë e saj ndaj kurorës dhe asaj që e mbante atë.
Po për ne? Si zbatohet e gjitha kjo në rastin tonë? Methju Henri na kujton se «Nga këto shprehje të Amasait ne mund të mësojmë se si t'i dëshmojmë Zotit tonë ndjenjat dhe besnikërinë tonë: le t'i përkasim atij pa rezerva a forcë revokimi; ne duhet të jemi në anën e tij të gatshëm të shfaqemi dhe të veprojmë; ne duhet të jemi dashamirës të përzemërt të interesave të tij; Hosana, lulëzim ungjillit dhe mbretërisë së tij; sepse Perëndia e tij e ndihmon atë dhe do ta ndihmojë, derisa ai të ketë nënshtruar çdo sundim, pushtet e fuqi».
Me fjalët e Spërxhënit jeta tonë duhet të thotë: «Ne jemi të tutë, Jezus. As nuk e llogaritim çdo gjë që zotërojmë si tonën; por gjithçka i kushtohet përdorimit tënd mbretëror. Dhe në anën Tënde, o Bir i Perëndisë. Sepse, nëse i përkasim Krishtit, sigurisht që jemi në anën e Krishtit, cilado qoftë ajo anë, në fe, moral dhe politikë. Paqja qoftë mbi ty. Zemrat tona e përshëndetin Atë dhe dëshirojnë paqe mbi Të. Dhe paqja qoftë edhe mbi ata që të ndihmojnë. Ne dëshirojmë çdo të mirë për çdo njeri të mirë. Ne lutemi për paqen e atij që bën paqen. Sepse Perëndia yt të ndihmon. Të gjitha fuqitë e Perëndisë së natyrës janë duke vepruar për të ndihmuar Zotin e hirit. Krisht i ringjallur, ne vështrojmë lart ndërsa qiejtë të pranojnë Ty dhe ne të adhurojmë. Krisht i lartësuar, ne biem para këmbëve të tua dhe themi: “Ne jemi të tutë, o Bir i Davidit, i vajosur për të qenë një Princ dhe një Shpëtimtar”. Krisht që po vjen, ne presim dhe jemi në pritje për të shfaqurit e tu. Eja shpejt te të tutë! Amen dhe amen».

Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.
More
Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al