Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Çdo ditë me radhëShembull

Çdo ditë me radhë
«Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas; nëse dikush dëgjon zërin tim dhe të hapë derën, unë do të hyj tek ai dhe do të ha darkë me të dhe ai me mua» (Zbu. 3:20).

Ja ku jemi në mbyllje të një viti tjetër dhe, prapëseprapë, Shpëtimtari i durueshëm qëndron në derën e njeriut, duke kërkuar të hyjë. Ai është lënë jashtë për një kohë të gjatë. Kushdo tjetër do të ishte dorëzuar shumë kohë më parë dhe do të kishte shkuar në shtëpi. Por jo Shpëtimtari. Ai është i durueshëm, duke mos dashur që ndokush të humbasë. Ai pret me shpresën se një ditë dera do të hapet krejt dhe Ai do të mirëpritet të hyjë brenda.

Është e habitshme që dikush nuk do t'i përgjigjet trokitjes së Zotit Jezus. Nëse do të ishte një komshi, dera do të hapej menjëherë. Nëse do të ishte një shitës, të paktën dikush do të tregonte aq mirësjellje sa t'ia hapte derën dhe t'i thoshte: «Nuk na duhet asgjë!» Sigurisht, nëse do të ishte presidenti ose kryetari i bashkisë, familja do të bënte garë se kush do të kishte privilegjin për ta mirëpritur atë. Është e çuditshme, atëherë, se kur Krijuesi, Mbajtësi dhe Shpenguesi qëndron te dera, Ai trajtohet në mënyrë të ftohtë, me heshtje.

Refuzimi i njeriut bëhet akoma më i paarsyeshëm kur kuptojmë se Zoti Jezus nuk vjen për na zhvatur, por për me tepër që të na japë. Ai vjen që të na japë jetë me bollëk.

Një predikues i krishterë në radio mori njëherë një telefonatë natën vonë nga një dëgjues që donte të ndalonte [në studio] për një vizitë të shkurtër. Predikuesi përdori çdo justifikim për ta bindur që të mos vinte, por më në fund pranoi. Kur arriti, vizitori erdhi me një dhuratë të madhe parash për të ndihmuar me shpenzimet e radios. Mbasi u largua, predikuesi tha: «Jam shumë i kënaqur që e lashë të hynte».

Joe Blinco e kishte zakon të përshkruante një skenë ku një bisedë e animuar po ndodhte në dhomën e pritjes në një shtëpi. Papritur u dëgjua një trokite në derën kryesore. Një nga familjarët tha: «Është dikush te dera».

Dikush tjetër kërceu, shkoi te dera dhe e hapi. Më pas dikush në dhomën e pritjes pyeti: «Kush është?» Nga dera erdhi përgjigjja. Më në fund, kreu i shtëpisë thirri: «Thuaji të hyjë brenda».

Ky është Ungjilli shkurt. Dëgjo! Është Dikush te dera. Kush është? Askush tjetër veçse Zoti i jetës dhe i lavdisë, Ai që vdiq si një Zëvendësues për ne dhe që u ngjall të tretën ditë – Ai që tani është i kurorëzuar me lavdi dhe që shumë shpejt do të vijë të marrë popullin e Tij që të jetë në shtëpi bashkë me Të. Thuaji Atij që të hyjë brenda!

Shkrimet e Shenjta

Dita 365

Rreth këtij plani

Çdo ditë me radhë

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.

More

Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al