Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Çdo ditë me radhëShembull

Çdo ditë me radhë

DITA 353 NGA 366

«Mjerë ata që e quajnë të mirë të keqen dhe të keqe të mirën, që ndërrojnë terrin në dritë dhe dritën në terr, që ndërrojnë hidhësirën në ëmbëlsi dhe ëmbëlsinë në hidhësi!» (Isa. 5:20).

Perëndia shqipton një mjerim për ata që i këmbejnë standardet morale, duke e bërë mëkatin të respektueshëm dhe duke sugjeruar se pastërtia është diçka më tepër se e dëshirueshme. Herbert Vander Lugt citon tre ilustrime bashkëkohore se si njerëzit mund të luajnë me dallimet morale. «Së pari, lexova një artikull që i trajtonte në mënyrë të shkujdesur rezultatet e këqija të pornografisë, por që shprehte keqardhje të fortë për “qëndrimin puritan të fetarëve”. Së dyti, hasa rrëfimin në një gazetë që fliste për një grup të prindërve të shqetësuar që po përpiqeshin ta hiqnin nga puna një mësuese të pamartuar që ishte shtatzënë. Autori e përshkruante atë si një grua të bukur, ndërsa nënat dhe baballarët na përshkruheshin si të këqij. Dhe së treti, kam parë se si një i ftuar në një program televiziv e mbrojti hard rokun, dehjen dhe përdorimin e drogave në lidhje me një koncert ku u vranë disa të rinj. Fajin për problemet tona sociale ai ia hodhi atyre individëve që nuk u pëlqejnë këto lloj grumbullimesh».

Unë do të sugjeroj dy arsye përse po dëshmojnë një valë në rritje të këmbimeve morale. Para së gjithash, njerëzit i kanë braktisur standardet e vlerave absolute që gjenden në Bibël. Morali i ri është bërë një çështje e interpretimit personale të dikujt. Së dyti, sa më shumë që njerëzit i shkojnë pas mëkatit, aq më shumë ata ndiejnë se duhet ta justifikojnë mëkatin si një sjellje të përligjshme dhe kështu të përligjin vetveten.

Disa që e shohin të vështirë për ta justifikuar mëkatin i drejtohen argumenteve ad hominem, domethënë, ata sulmojnë karakterin e kundërshtarit në vend që t'i përgjigjen kundërshtimeve të tij. Kështu, në ilustrimet e cituara më lart, libertarianët [mbrojtësit e lirisë] sulmuan «qëndrimin puritan të fetarëve», ata i nxorën nënat dhe baballarët si të këqij dhe fajin për problemet sociale ia hodhën atyre njerëzve që flasin kundër dehjes, drogës dhe një koncerti roku ku u vranë disa të rinj.

Përveç atyre që i këmbejnë dallimet morale, ka edhe nga ata që e kënaqin veten duke i mjegulluar ata. Fatkeqësisht, një numër i madh nga këta janë drejtues fetarë. Në vend që të dalin hapur në anën e Biblës dhe ta quajnë mëkatin me emrin e duhur, ata ecin tinëz, duke nënkuptuar se ata nuk janë vërtet aq keq në fund të fundit. Dehja është një sëmundje. Perversioni [çoroditja] është një mënyrë tjetër jetese. Seksi jashtë martesës është i lejueshëm nëse është i pranueshëm nga ana kulturore. Abortet, lakuriqësia publike dhe prostitucioni janë të drejta personale që nuk duhen shkurtuar.

Ky mendim i pështjelluar tregon një mungesë seriose të inteligjencës morale. Këto argumente të çoroditura janë gënjeshtra të djallit që, përfundimisht, i plandosin njerëzit në rrënim dhe shkatërrim.

Shkrimet e Shenjta

Dita 352Dita 354

Rreth këtij plani

Çdo ditë me radhë

Kjo është mënyra si duhet ta jetoni jetën: Çdo ditë me radhë. Por ajo që e bën tërë ndryshimin është se si e jetoni çdo ditë. Një mënyrë për t’u siguruar që ditët tona mbi tokë kanë vlerë për Perëndinë është ta mbushim mendjen dhe zemrën tonë me “Fjalën e rrënjosur” që të mund të rritemi me anë të saj. Ky është një libër me përsiatje gjallëruese mbi vargjet e Biblës nga shkrimet e freskëta dhe që e lartësojnë Krishtin nga autori William MacDonald.

More

Ky plan leximi u krijua nga Willian MacDonald. http://asamblejabiblike.al