Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Si e Forcon Perëndia Besimin Tim?Shembull

Si e Forcon Perëndia Besimin Tim?

DITA 7 NGA 7

Plotësim!

Në fund, Perëndia sjell plotësimin e ëndrrës. Perëndia bën një mrekulli. Perëndia siguron mundësinë, zgjidhjen. Kështu ndodh gjithmonë. Në rastin e Moisiut, Perëndia e ndau detin e Kuq në dy pjesë. Në rastin e Abarahamit, ai dhe Sara u bënë me fëmijë. Në rastin e Jozefit, ëndrra e tij u bë realitet dhe ai e gjen veten i dytë pas mbretit të Egjiptit. Në rastin e Jezusit, Ai u ringjall.

Perëndisë i pëlqen t’i kthejë të gjitha kryqëzimet në ringjallje. Rrugët pa krye në plotësime. Kur e bën këtë gjë, Ai e merr meritën, Ai e merr lavdinë. Reagimi më i mirë kur je në një rrugë pa krye është; prit që Perëndia të veprojë. Çfarë je duke pritur që Perëndia të bëjë në jetën tënde? Ai po bën atë gjë, që ti je në pritje. Bibla thotë:“Do të bëhet sipas besimit tënd.” Kur pret për plotësimin e ëndrrës, Perëndia i merr meritat.

Kur Perëndia të sjell në Hapin e Plotësimit do të shohësh tre lloje Plotësimesh.

  1. Perëndia përdor rrethanat për të plotësuar atë që Ai do. Disa herë Perëndia përdor rrethanat në mënyrë të mrekullueshme dhe e hap Detin e Kuq. Kjo gjë ka për të ndodhur shumë herë në jetën tënde. Por, nuk ka për të ndodhur gjithmonë. Kjo është një nga mënyrat sesi e Plotëson Perëndia ëndrrën tonë, atë që do Ai—duke ndryshuar rrethanat.
  2. Perëndia përdor Plotësimet Personale. Ndonjëherë Ai nuk i ndryshon rrethanat; Ai të ndryshon ty, karakterin tënd, të ndryshon përbrenda. Ti merr një ëndërr të re, një vizion të ri, një sjellje të re, një perspektivë të re. Perëndia të ndihmon ta përballosh situatën, e cila nuk ndryshon por Ai e ndryshon për ty.
  3. Plotësimi përfundimtar është qielli. Perëndia nuk na ka premtuar që do t’i heqë të gjitha problemet që ka në botë. Perëndia nuk ka premtuar që do të zgjidhë çdo problem. Perëndia nuk ka premtuar që njerëzit e familjes tonë do të jetojnë jetë të gjatë mbi tokë. Në botë ka dhimbje të formave të ndryshme, ka keqardhje. Perëndia nuk ka premtuar që çdo gjë do të eci ashtu siç duam ne. Ky vend nuk është qielli, por toka. Për shkak se jemi akoma në tokë, ka dhimbje, ka keqardhje, ka vuajtje. Çlirimi përfundimtar do të jetë një ditë në qiell; atje ku nuk do të ketë më dhimbje, lot, vuajtje, dëshpërim, mërzi e trishtim.

Bota shpreson për më të mirën dhe po përpiqet të arrijë më të mirën, por e vërteta është se Jezusi është shpresa më e mirë. Ai që i ka dhënë Plotësim, Çlirim, Realizimin e plotë kësaj bote. Është Jezusi me atë asaj që bëri në kryq, Ai e solli Shpëtimin. Jezusi është Shpëtimtari dhe Çlirimtari. Nëse ti je i shpëtuar, je i çliruar, je i Plotësuar nga ana shpirtërore. Çlirimi përfundimtar do të jetë në qiell.

Ka vetëm një mënyrë të vetme për të shkuar në qiell, Jezusi tha: “Unë jam udha e vërteta dhe jeta. Askush nuk vjen tek Ati përveç se nëpërmjet Meje.”

Kur je në një Rrugë pa Krye, Jezusi mund ta marrë atë fund të pashpresë dhe ta kthejë në shpresë të pafundme.

Perëndi, faleminderit që më ke krijuar dhe më ke vendosur në këtë vend, familje, shkollë, shoqëri. Unë e di që asgjë nuk është rastësi, dhe plani Yt për jetën time është më i madh, më i plotë sesa unë mund të di, imagjinoj apo ëndërroj. Jezus, unë dua të të besoj më shumë Ty, unë pranoj dhe përkushtohem sot, që nuk do të dorëzohem pavarësisht hapit/fazës ku ndodhem. Unë do të besoj Ty, pavarësisht vonesave, vështirësive, problemeve, rrugëve pa krye sepse e di që me Ty çdo gjë është e mundur; e di që me Ty vjen plotësimi, e di që me Ty kam çlirim, e di që me Ty kam jetë të përjetshme. Të dua dhe të besoj të sotmen dhe të nesërmen time sepse vetëm Ti do t'më forcosh besimin dhe karakterin. Në emrin Jezus unë lutem, Amen!

Dita 6

Rreth këtij plani

Si e Forcon Perëndia Besimin Tim?

Çfarë e bën jetën të jetë një aventurë e madhe? A do të doje të jetoje një aventurë? A do të doje të kishe më shumë besim tek Perëndia? Besimin që "i bën gjërat e pamundura, të mundura"? A do të zbulosh planin që Perëndia ka për ty? Lexo planin për të forcuar besimin, për të zbuluar qëllimin e Tij, dhe për të nisur aventurën e jetës tënde!

More

Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://icf.al