Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Si e Forcon Perëndia Besimin Tim?Shembull

Si e Forcon Perëndia Besimin Tim?

DITA 5 NGA 7

Pse Jam Mes Vështirësive?

Kur Perëndia të jep një ëndërr ke për të hasur pengesa dhe rrethana të vështira.

Moisiu pati vështirësi. Kur ai drejtoi popullin e Izraelit nga Egjipti përmes shkretëtirës për tek toka e Premtuar, ai pati problem pas problemi. Në fillim nuk kishin ujë, pastaj nuk kishin bukë. Ai kishte një grup të madh që vetëm ankoheshin, pastaj pati gjarpërinj helmues që pickuan shumë njerëz. Problem pas problemi. Ata ishin duke bërë atë që donte Perëndia, por ama patën shumë probleme.

Davidi u vajos si mbret, por për disa vjet ai u ndoq nga mbreti aktual Sauli, i cili donte ta vriste. Për disa vite me rradhë, Davidit iu desh të fshihej nëpër shpella.

Jozefi pa një ëndërr që do të bëhej i pari i vëllezërve, por për shkak të ëndrrës e shitën si skllav. U akuzua për përdhunim pa të drejtë, ai ishte në pikë të hallit dhe asnjeri nga shtëpia e tij se kishte idenë se ku ishte; madje i ati e qau për të vdekur.

Vështirësitë janë pjesë e vonesës!

A mund të imagjinosh vështirësitë që ka patur Noeu? Si mund të ndërtosh një arkë kur nuk ka pikë uji vërdallë? Është sikur të ndërtosh “Titanikun” mbi një mal.

Lloj lloj problemi do të dalë. Bibla thotë që kur vdiq Moisiu, Jozueu u zgjodh si drejtues. Mosiu e drejtoi popullin përmes shkretëtirës, tani Jozueu do ta drejtonte popullin në tokën e premtuar. Duket sikur kjo ishte pjesa më e lehtë, ai po i udhëhiqte ata në tokën e premtuar dhe vargu tjetër thotë, “Në atë tokë kishte gjigandë.” Madje edhe në tokën e premtuar kishte probleme, dhe kjo ndodh sepse Perëndia po punon tek besimi dhe karakteri yt.

Përse i lejon Perëndia vështirësitë?

(1 Pjetrit 1:7) “«që prova e besimit tuaj, që është shumë më i çmuar nga ari që prishet, edhe pse provohet me zjarr, të dalë për lëvdim, nder e lavdi në zbulesën e Jezu Krishtit,»

Çfarë besimtari je, tregohet duke të të parë sesi reagon ndaj problemeve. Dëshmia e vërtetë sesa i pjekur je shpirtërisht dhe emocionalisht, tregohet duke të parë ty sesi reagon ndaj vështirësive. Nëse e dredh muhabetin, ankohesh, je gërricës, ia mbath nga vështirësitë - nuk je dhe aq i pjekur si person; as shpirtërisht as emocionalisht. Por, nëse mëson nga vështirësitë atëherë ke për t’u rritur gjithnjë e më shumë.

Ndoshta ti je i lodhur emocionalisht; nuk ke më pikë energjie. Ndoshta po has sfida me shoqërinë, një shoqëri që të është dukur shumë e besueshme, por tani je shumë i zhgënjyer nga të gjithë. Ndoshta po has sfida nga ana financiare apo shëndetësore.
Si reagon ti, kur ndodhesh me vështirësi të tilla në jetë? 3 gjëra kyçe sesi të merresh me vështirësitë:

  1. Gjej Arsyen. Pyete Veten:"Çfarë e shkaktoi këtë gjë?"
  2. Gjej Rezultatin. Pyet Veten:“Çfarë do të më mësojë Perëndia nga kjo vështirësi me të cilën po përballemi?
  3. Gjej Cili Është Reagimi i duhur. Pyet Veten:“Si duhet të sillem? Si do Perëndia që të reagoj në këtë situatë që jam tani?

Pastaj, vështirësitë bëhen aq të mëdha, saqë ty të humbet durimi; ti ke provuar çdo gjë, je i rraskapitur pasi i ke provuar të gjitha mundësitë.

Si t'ja bësh kur situata nga "e vështirë" duket "e pamundur"? Ky do të jetë Hapi i radhës për të cilin do të lexojmë nesër...

Dita 4Dita 6

Rreth këtij plani

Si e Forcon Perëndia Besimin Tim?

Çfarë e bën jetën të jetë një aventurë e madhe? A do të doje të jetoje një aventurë? A do të doje të kishe më shumë besim tek Perëndia? Besimin që "i bën gjërat e pamundura, të mundura"? A do të zbulosh planin që Perëndia ka për ty? Lexo planin për të forcuar besimin, për të zbuluar qëllimin e Tij, dhe për të nisur aventurën e jetës tënde!

More

Dëshirojmë të falënderojmë ICF Tirana për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://icf.al